U soll në Bari pa masat kundër infeksionit. Fjalët e fundit: Shporrni Berishën - tregon për Lirak Bejkon kreu i një shoqate shqiptaro-italiane

Postuar në 08 Nëntor, 2012 03:02

Edmond Kumaraku, kreu i shoqatës shqiptaro-italiane “Agimi Rimini” ka sjellë një dëshmi botuar në të përditshemn "Shekulli" ku thotë se ka folur me Lirak Bejkon disa herë para vdekjes në spitalin e Barit në Itali.

Citohet Kumaraku nga "Shekulli": “Komunikimi i tij i fundit me mua qe i qetë. Mes dhimbjesh e me lot në sy, por me bindje, ai më tha: "Të shporrim së bashku të keqen më të madhe të kombit shqiptar, Berishën!”

Kumaraku flet edhe për një takim me mjekët e Barit që kujdeseshin për Bejkon. Sipas tij, ata i janë shprehur se pacienti ishte sjellë nga Tirana pa marrë masat e para mbrojtëse nga infeksioni. "Kishte marrë shumë bakterie. Sipas mjekëve, ky pacient duhej të ishte izoluar menjëherë nga ambienti, sepse i ishin djegur të gjitha shtresat e lëkurës. Në këto raste i sëmuri izolohet nga ambienti i jashtëm, por ata kishin frikë se në Tiranë pacienti ishte lënë shumë në mjedis të hapur" - thotë Kumaraku. (A.N.)

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ore po si nuk u vjen turp me keto tituj, te pakten mos e perdorni edhe te vdekur ...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.