Arkiv-Lajme
SHBA: Dita e fundit e garës presidenciale
Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney po bëjnë fushatë në orët e fundit para zgjedhjeve, në shtetet e pavendosura, në një përpjekje të fundit për të tërhequr mbështetësit e tyre dhe për të krijuar epërsinë e nevojshme për të fituar.
Koleksionisti Kotherja lajmëron gjetjen e dorëheqjes turqisht të Ismail Qemalit
“Studiuesi Niko Kotherja mundi të gjente ditën e sotme një telegram, i cili bën bën fjalë për dorëheqjen e Qeverisë së Ismail Qemalit, dokument i cili nuk ka qenë i njohur deri më sot, - thuhet në faqen online të së përditshmes Shekulli, ku më pas lexohet:
Mbeturinat toksike të Italisë zhduken në Shqipëri. Këshilli Bashkiak i Tiranës, i përfshirë?
Mbeturina të rrezikshme janë duke u importuar në Shqipëri përpara se të zhduken pa gjurmë, - zbulon një hetim në botën e vrazhdë të eksporteve të mbeturinave . Biznesmenë italianë, disa prej të cilëve të lidhur më krimin e organizuar, operatorë të kumarit, dhe të tjerë të dënuar për krime financiare janë përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri. Konventat nëpërmjet të cilave OKB përpiqet të mbrojë vendet nga trafiku i mbeturinave të rrezikshme, gjerësisht janë injoruar, ose nuk janë pranuar.
Edhe në Maqedoni “frikë” nga Aleanca Kuq-e-Zi. Topi nuk u bë kryetar i Aleancës se nuk miratoi konsullatën në Manastir?
Me titullin “Agimi Kuq e Zi do të ndriçojë në Manastir”, edhe një nga gazetat më të mëdha në Maqedoni, “Dnevnik” (“Дневник“), shpreh frikë ndak lëvizjes Kuqezi. Dnevnik e nis shkrimin me faktin që më 25 nëntor Aleanca Kuq e Zi (që gazeta e quan partia nacionaliste ekstremiste nga Shqiperia) do të festojë në Manastir diten e flamurit shqiptar dhe 100 vjetorin e Pavarësisë, për të theksuar rëndësinë e këtij qyteti për shqiptarizmën, nderlidhur kjo me krijimin e alfabetit.
Drejt 23 qershorit...
Data e zgjedhjeve të 2013-s mund të jetë 23 qershori. Faqet online të mediave në Tiranë kanë njoftuar sot rezultatet e një takimi të presidentit Nishani me përfaqësues të partive parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Serbi, atentat ndaj presidentit Nikoliç?
Presidenti serb Tomislav Nikoliç i ka shpëtuar një atentati. Sipas mediave serbe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në orët e para të së premtes ka tentuar të vrasë presidentin serb.
Raportet nga Beogradi flasin se ka qënë një aksion i mirëorganizuar ndërsa është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i policisë serbe.
Ndërkohë edhe kabineti preidentit te serbise Tomislav Nikoliç ka konfirmuar se të premten në mëngjes në autostradë ka pasur një aksident, por duke mos dhënë asnjë hollësi tjetër.
Mustafa Nano rrёfen njё telefonatё me Lirakun, - dhe shton me trishtim: Meritojmё banditin qё kemi nё krye
"Lirakun nuk e kam njohur. Veç në një rast kam folur në telefon me të, në një nga ditët e grevës, nja dy ditë para se të bënte atë gjest të fortë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen. Unë isha në spital për t’i bërë një vizitë Gjergj Ndrecës, i cili lëngonte në shtrat prej plagëve që kish marrë prej vetëdjegies, dhe aty takova gruan e Lirakut, që përpiqej ta mbante të fortë e ta ngushëllonte gruan e Gjergjit. Kur po dilja, e po u jepja dorën, gruaja e Lirakut më dha telefonin e vet, e më tha se ish Liraku që donte të fliste me mua.
Amerikanët nuk mund ta shpëtojnë botën vetëm - shkruan Aaron David Miller në NYT
Aaron David Miller, zv.president i Qendrës Ndërkombëtare Woodrow Wilson, në shkrimin e tij analitik për të përditshmen njujorkeze, “New York Times”, - thotë se duke shikuar debatin presidencial të javës së kaluar për politikën e jashtme, dikujt mund t’i falet nëse e ka parë vetëm një kandidat në skenë, në vend të dy të tillëve.
Përderisa Obama u shndërrua në një version më pak ideologjik dhe të pamatur të George W.Bush, shkruan Miller, performansa e Mitt Romneyt nënkuptonte se ai donte t’i ngjasonte Barack Obamës në çështjet kryesore të politikës së jashtme.
TAP apo Nabucco?
Ka shpresa tё mёdha qё projekti i gazsjellёsit Trans Adriatik TAP, qё sjell gazin nga Azerbaxhani nё Evropё, duke kaluar edhe nё territorin shqiptar, tё fitojё ndaj projektit rival Nabucco. Gjithçka do tё vendoset nё pranverёn e vitit tё ardhshёm nё Azerbaxhan.
Sot, takim për vizat në Tiranë. Shqetësimi për Shqipërinë vjen nga Belgjika
Në Tiranë sot do të zhvillohet sot takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian, ku temë kryesore do të jetë cështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Në takim do të marrë pjesë edhe Komisionerja për cështjet e brendshme Cecilja Malmstrom.