Arkiv-Lajme

Fate ish-kryeministrash (jo shqiptarë)

Postuar në 02 Nëntor, 2012 08:09

Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko, i cili doli dje nga një burg në Kaliforni, tani ndodhet në paraburgimin e autoriteteve amerikane të emigracionit.  Avokati i tij, Daniel Horowitz tha se ish-kryeministri është arrestuar menjëherë pas lëshimit nga burgu, ku qëndroi për më shumë se 8 vjet.

Alvane, alvane...

Postuar në 02 Nëntor, 2012 07:48

Një incident jo i këndshëm ndodhi me peshëngritësin me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, teksa doli nga salla ku sapo kishte votuar pro anulimit të Fondit të Gazetarëve, gjë kjo që ngjalli reagimin e dhjetëra gazetarëve që ishin mbledhur aty. Ata e kanë përbuzur atë dhe madje filluan edhe ta ofendonin! Ndër thirrjet e tyre përbuzëse ishin “Alvane, alvane (forma përbuzëse e greqishtes për të thënë shqiptar), grek nuk do të bëhesh kurrë” si dhe “Turp, turp, të bëmë njeri, kurse ti na heq bukën e gojës”.

Ndjesë që nuk bëra më shumë për të ndalur Berishën. Por nuk jam bërë pjesë e pazareve dhe vrasjeve...

Postuar në 02 Nëntor, 2012 07:12

Fryma e Re Demokratike prezantoi sot “19 departamentet” e saj. Prezantimi është bërë nga kryetari i FRD, ish-presidenti Bamir Topi, fjalën e të cilit faqet online e kanë përcjellë duke u përqëndruar tek një ndjesë e tij publike që nuk ka bërë më shumë për të ndaluar Berishën.

Jo. Berisha nuk erdhi në pushtet me zgjedhje të vjedhura, - thotë Mero Baze

Postuar në 02 Nëntor, 2012 06:52

“Jo. Berisha nuk erdhi në pushtet me zgjedhje të vjedhura. Ato ishin zgjedhje të mira dhe reale. Berisha erdhi në pushtet së pari fal Fatos Nanos dhe taktikës së tij shumë të gabuara elektorale. Opozita votonte në ato zgjedhje një kandidat edhe pse ishin në koalicion disa parti, ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre votonin secili për hesap të vet. Ai ishte një gabim fatal dhe foshnjarak”.

BE-ja mbi EULEX-in: para të çuara dëm

Postuar në 02 Nëntor, 2012 05:37

Sipas deklaratës për shtyp të institucionit kontrollues së lëvizjeve financiare dhe bilanceve të BE-së (European Court of Auditors), misioni civil EULEX në Kosovë ka qënë një gjysmëdështim. Pas një auditimi të kryer, dhe pas nënvizimit se “Kosova është përfituesi më i madh pro-capite i ndihmave ekonomike BE në të gjithë botën, dhe EULEXI është misioni civil i menaxhimit të krizave më i madh që BE-ja ka njohur”, gjykimi është i thatë.

Incidente me lozhat e Kuvendit para fjalimit të Clintonit

Postuar në 02 Nëntor, 2012 03:31

“Turpi i parë: krerët e institucioneve kushtetuese të ulur të gjithë në lozha, madje edhe gruaja e presidentit dhe e kryeministrit në lozha të posaçme, kryetarin e KLSH, Bujar Leskaj e kanë çuar tek gazetarët. Turpi i dytë: Nipi i Ahmet Zogut dhe i biri i Leka Zogut në lozhën e dytë, mbi vendin e presidentit. Turp për së dyti! Turpi i tretë i Kuvendit: Edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës në lozhën e parë në të majtë. Asht shok me Jozefinën,”

Gjykata shpall të pafajshëm gazetarin grek, lista kishte dy vjet në sirtarët e qeverisë

Postuar në 02 Nëntor, 2012 03:19

Gazetari grek, Costas Vaxevanis është shpallur i pafajshëm për akuzën e cenimit të privatësisë pasi kishte publikuar emrat e 2 mijë grekëve me llogari bankare në Zvicër. Sipas BBC, ai është akuzuar për shkelje të ligjit për të dhënat dhe mund të përballej me dy vite burg. Por gjykatësja Malia Volika tha se gazetari ishte i pafajshëm.

Cannabisi, Amsterdami ndërron mendje

Postuar në 02 Nëntor, 2012 02:32

22 coffee shop-ët e Amsterdamit (baret ku përveç pijeve mund të porositësh edhe marijuanë) do të mbeten të hapura për turistët, edhe për ata që nuk janë rezidentë në Hollandë. E ka deklaruar kryebashiaku i qytetit Eberhard van der Laan - shkruan gazeta Volkskrant - duke përmbysur kështu atë që u vendos disa muaj më parë nga qeveria për të kufizuar thithjen legale të marijuanës duke nisur nga 1 janari 2013.

Vizita e sekretares amerikane, sipas “Zërit të Amerikës” (theksi, te zgjedhjet e 2013-s)

Postuar në 01 Nëntor, 2012 17:16

“Clinton në Tiranë, thirrje për zgjedhje të lira” – Ky është titullii “Zërit të Amerikës” për vizitën e sotme të sekretares Clinton në Tiranë. Siç shihet, të parin nga mesazhet e dhëna në kryeqytetin e Shqipërisë nga zyrtarja e lartë amerikane, “Zëri i Amerikës” ka vendosur thirrjen për zgjedhjet e 2013-s. Më poshtë, pjesë nga raportimi:

CEZ-Shqipëri, divorc brenda pak muajve të ardhshëm – paralajmëron Armitage e Bankës Botërore

Postuar në 01 Nëntor, 2012 15:26

Banka Botërore deklaroi sot se marrëdhëniet e CEZ me Shqipërinë “pritet të mbyllen me divorc brenda pak muajve të ardhshëm”. Deklarata u bë nga vetë Jane Armitage, drejtore rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme