Vizita e sekretares amerikane, sipas “Zërit të Amerikës” (theksi, te zgjedhjet e 2013-s)

“Clinton në Tiranë, thirrje për zgjedhje të lira” – Ky është titullii “Zërit të Amerikës” për vizitën e sotme të sekretares Clinton në Tiranë. Siç shihet, të parin nga mesazhet e dhëna në kryeqytetin e Shqipërisë nga zyrtarja e lartë amerikane, “Zëri i Amerikës” ka vendosur thirrjen për zgjedhjet e 2013-s. Më poshtë, pjesë nga raportimi:
“Në Shqipëri sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton bëri sot thirrje që vendi të luftojë me vendosmëri korrupsionin, të garantojë zgjedhje të lira e të drejta, të forcojë shtetin ligjor dhe që forcat politike të bashkëpunojnë ngushtë me njëra tjetrën...
Sekretarja amerikane e shtetit vuri gishtin me problemet e vjetra që vazhdojnë të pengojne përparimin e shpejtë të vendit. Ajo vuri një theks të vecantë te zgjedhjet të cilat kanë qenë burim i vazhdueshëm konfliktesh... Zonja Clinton u ndal gjatë edhe në luftën ndaj korrupsionit, një fenomen për shtrirjen e madhe të të cilit Shqipëria kritikohet thuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare.... Sekretarja amerikane veçoi në mesazhet e saj edhe rëndësinë e shtetit të së drejtës...” (A.N.)
Raporti i plotë:
http://www.zeriamerikes.com/content/clinton-berisha-rama-nis...
Add new comment