BE-ja mbi EULEX-in: para të çuara dëm

Sipas deklaratës për shtyp të institucionit kontrollues së lëvizjeve financiare dhe bilanceve të BE-së (European Court of Auditors), misioni civil EULEX në Kosovë ka qënë një gjysmëdështim. Pas një auditimi të kryer, dhe pas nënvizimit se “Kosova është përfituesi më i madh pro-capite i ndihmave ekonomike BE në të gjithë botën, dhe EULEXI është misioni civil i menaxhimit të krizave më i madh që BE-ja ka njohur”, gjykimi është i thatë.
Kontrolluesit e BE-së theksojnë se niveli i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, ngelet në një shkallë të lartë; se sistemi gjykues vuan nga presionet politike, mungesë transparence, dhe mosrespektim i ligjeve dhe vendimeve.
Një problem tjetër jo i vogël është kapaciteti i kufizuar i policisë kosovare në brojtjen e dëshmitarëve kyç, ndërkohë që në veriun e Kosovës nuk ka pasur asnjëlloj progresi në ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Sipas Gijs de Vries, përgjegjësi i këtij raporti, “autoritetet e Kosovës nuk e kanë si prioritet ndërtimin e një Shteti të së drejtës, dhe mbështetja e BE-së duhet të jetë më efikase.”
Nga viti 1999 deri në vitin 2011 ndihmat europiane për Kosovën kanë qënë jo më pak se 4.2 miliardë euro: duket sikur durimit tashmë po i vjen fundi. E.X.
Për më tepër:
Add new comment