Arkiv-Lajme
Vritet poeti që tallej me militantët islamikë
Një komedian dhe muzikant i njohur në Somali, i cili tallej me militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedan, është vrarë.
Warsame Shire Awale punonte për radio Kulmiye si producent i departamentit të dramës dhe komedisë. Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Somalezë tha se Awale kishte marrë në vazhdimësi kërcënime të ndryshme.
Vrasja e tij në Mogadishu vjen pas vrasjes së një reporteri të një radioje tjetër, më herët gjatë kësaj jave.
Klounë haxhiqamilistë, - thotë Xhufi për mbledhjen e grupit PD ku Berisha zbuloi “deklaratën durrsake të pavarësisë”
"Sot një historian më sjell një dokument jashtëzakonisht interesant, më sjell deklaratën e pavarësisë, së firmosur nga Ismail Qemali në Durrës. Pse kjo deklaratë ?! Ai po udhëtonte për në Vlorë, por e la këtë dokument, se po ti bënin prita, po ta asgjësonin të kishte shpallur pavarësinë, sepse rruga për në Vlorë ishte plot rreziqe, por nuk u ndal, eci drejt Vlorës dhe atje..." etj
Sandy vret 33 amerikanë, mbi 8 milionë pa energji elektrike, mbyllen 3 centralë bërthamorë
Rritet bilanci i viktimave të super stuhisë post tropikale Sandy në SHBA. Së paku 33 viktima në Connecticut në North Carolina, nga të cilët, 17 të vdekur në New York, - bën të ditur Huffington Post. Edhe në Kanada regjistrohet viktima e parë. Mbi 8 milionë amerikanë janë pa energji elektrike dhe 3 centrale atomike janë mbyllur për arsye sigurie, mes të cilëve edhe ai i Indian Point në afërsi të New York-ut, si dhe ai i Hancock Brigde në New Jersey.
Rivali i Merkelit, milioner nga... honoraret për fjalimet
Kandidati për kancelar i Partisë Socialdemokrate Gjermane Peer Steinbrück, i cili do rivalizojë kancelaren Merkel ka fituar rreth 1,25 milionë euro nga viti 2009 deri më sot si shpërblime për mbajtje fjalimesh. Ky është përfundimi në të cilin ka mbërritur një revizor nga Dyseldorfi i ngarkuar prej vetë Steinbrück-ut, - shkruan gazeta gjermane "Bild". Sipas saj, politikani socialdemokrat ka mbajtur gjatë kohës në fjalë 89 fjalime kundrejt shpërblimeve nga 1.000 deri 25.000 euro.
“Hekurosje” flamujsh për 100 vjetor... Sa “për t’i bërë të ekspozueshëm” – thotë restauratori Stamati
Më shumë se 20 flamuj, pjesë e fondit të etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike, do të ekspozohen në një prej ambienteve të Muzeut Kombëtar. Që po përdoret ndërkohë si laborator. Janë 4 flamuj që kërkojnë ndërhyrje paraprake që të përmirësojnë gjendjen e tyre dhe të jenë të ekspozueshëm, - shkruan e përditshmja SHQIP, e cila ka intervistuar restauratorin Frederik Stamati.
Sjellja me eshtrat e Kaçorrit një befasi e madhe – thotë Rrok Mirdita dhe shton: Jam kundër shkishërimit për gjakmarrësit
“Ka qenë befasimi më i madh në këto vite që unë kam qenë në Shqipëri. Nuk ishte aspak dinjitoze dhe nuk dua të gjej fajin, sepse thonë se faji është jetim. Unë jam gjetur përpara një fakti të kryer në këtë rast dhe jam njoftuar vetëm momentet e fundit. Jam informuar për ardhjen e eshtrave të tij vetëm një ditë më parë. Kisha menduar se do të kishte një ceremoni të madhe, ashtu siç ndodhi dhe kisha parë në përcjelljen e At Zef Pëllumbit. Nuk dua të hyj në detaj por kjo ka qenë një befasi e madhe për mua...”
Na është hapur një frymë që deri tani e kishin çamët drejtimin e partisë, tani ta marrin labët.. (ose Berisha në versionin kryetar-deputetë)
Sali Berisha: Deputetët dhe ministrat duhet të fillojnë të dalin në bazë për t'i shpjeguar sërish elektoratit.. Investimet e realizuara sot janë shumë të mëdha dhe ne kemi se çfarë bilanci të bëjmë para votuesve tanë..
Leonard Demi: Kam biseduar edhe me kryetarin e grupit Astrit Patozi.. Në Sarandë është hapur një frymë që deri tani e kishin çamët drejtimin e partisë, tani ta marrin labët. Kjo na dëmton sepse çamët na thonë që nëse kjo punë është kështu ne shkojmë me PDIU.
Pushtimi fillon nga sytë?
Sulejmani i Madhërishëm, Ezel, Shamikuqja...vështirë të gjesh familje shqiptare që nuk është sinkronizuar të paktën njëherë në frekuencat e telenovelave turke. Fenomeni tashmë ka pushtuar tregun shqiptar dhe është përbërësi kryesor i të ashtuquajturit “soft-power”. Influenca turke në Shqipëri është një realitet kulturor dhe ekonomik: ky është fakt i padiskutueshëm.
Lajmi i vetëm i medias amerikane për ditën e sotme është uragani ‘Sandy’
Uragani ‘Sandy’, që tanimë është shndërruar në një stuhi tropikale jo problematike, ka lënë pas 17 viktima dhe një qytet të gjunjëzuar. E nuk bëhet fjalë për një qytet dosido, por – siç thotë Frank Sinatra – për “qytetin që nuk fle kurrë”, për New Yorkun: Përmbytje, zjarre, blackout total për miliona banorë, e dëme të tjera që mund të shkojnë deri në 20 miliardë dollarë.
Skandal: Vdekja e 2 minatorëve i lë indiferentë gazetarët e shtypit
Dje, në një minierë të Krastë Martaneshit, në thellësinë 800 metra, kanë gjetur vdekjen dy minatorë, Vehbi Stafa, 58 vjeç dhe Ermal Elezi, 25 vjeç. Kanë dashur të realizojnë një shpërthim rutinë, dhe në rrethana ende të pandriçuara ka ndodhur – kështu thuhet në një nga shumë pak agjencitë e lajmeve që janë marrë me këtë ngjarje – një shpërthim tjetër i fuqishëm, që u ka marrë jetën të dyve.