Klounë haxhiqamilistë, - thotë Xhufi për mbledhjen e grupit PD ku Berisha zbuloi “deklaratën durrsake të pavarësisë”

Postuar në 30 Tetor, 2012 14:12

"Sot një historian më sjell një dokument jashtëzakonisht interesant, më sjell deklaratën e pavarësisë, së firmosur nga Ismail Qemali në Durrës. Pse kjo deklaratë ?! Ai po udhëtonte për në Vlorë, por  e la këtë dokument, se po ti bënin prita, po ta asgjësonin të kishte shpallur pavarësinë, sepse rruga për në Vlorë ishte plot rreziqe, por nuk u ndal, eci drejt Vlorës dhe atje..." etj

Deklarata u bë dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga kreu i ekzekutivit, ndërsa foli për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Gazeta Shqiptare ka folur me Arben Puton dhe Pëllumb Xhufin dhe habia e tyre ka qenë ekstreme: Deklaratë pavarësie në Durrës?

Arben Puto: "Unë nuk kam dijeni për një dokument të tillë. Ismail Qemali, para se të shkonte në Vlorë ka ndaluar në Durrës, por nuk ka firmosur ndonjë deklaratë. Unë këtë, që pavarësia është nënshkruar në Durrës e dëgjoj për herë të parë. Cili historian ia ka çuar dokumentin kryeministrit? Ku e ka marrë historiani? Në çfarë arkivi?. E vë shumë në dyshim këtë... Eshtë vetëm spekulim. Komunikova edhe me Kristo Frashërin, i cili po ashtu si unë mendon, se nuk ka një deklaratë të tillë... Kush ka paqartësi, le të lexojë kujtimet e vetë Ismail Qemalit, në faqet 417-418, ku rrëfen vizitën në Durrës...

Pëllumb Xhufi: "Pashë një nga ato shfaqjet e zakonshme me klounë, ku z. Berisha mbledh andej-këndej dhe anuncon 'dëshmitë' e historisë që po shkruan vetë. Nuk di se ç'qe ajo kartë me ato vula e firma në osmanishte, që i ofroi kryeministrit 'zbuluesi' durrsak. Durrësi ishte i pasigurt, gëlonte nga agjenturat e huaja, greke, serbo-malazeze, të organizuara rreth mitropolitit antishqiptar Jakov dhe 'durrsakëve' të natyralizuar, Gjurashkoviqëve, të cilët më vonë, vetë Zogu i demaskoi si agjentë të Serbisë.. Kjo mizanskenë më kujton revanshin e haxhiqamilistëve, kur mbërritën në Vlorë, më 1914. Gjëja e parë që bënë ishte se ulën flamurin kuq e zi e ngritën gjysmëhënën, dogjën arkivin e qeverisë së Vlorës, dokumentet e shkruara në shqip, dhe shpallën si gjuhë zyrtare osmanishten. Nuk e di, por protagonistët e shfaqjes së djeshme më ngjanë me haxhiqamilistët e djeshëm...” (A.N.)

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

po Saliu ka rrjedhur more shqipetar, ky haxhi qamilit i vjen anes, numerojani shashkat qe hedh perdite dhe do ta kuptoni se kush po drejton qeverine, se shtet sdrejton gje ai se shteti nuk ekziston, ketu eshte  xhungel qe drejotohet nga te fortit, hajdutet, maskarenjte, ketij trapi i ka shkrepur tani ne koke qe te bej dhe zbulime historike. te gjithe ne vlore ne date 28 nenetor ti mesojm ketij satrpi se ku ka lindur shteti shqiptar.

Submitted by Dardan (not verified) on

Po na habitni bre profesora!   Po si valle mund te krahesoni Haxhi Qamilin nje cope fshatar i pa gdhendur, pa shkolle  me Tradhetarin me te tmerrshem te kombit shqiptar i cili punon ne menyre sistematike prej 22 vitesh per cintegrimin e kombit tone Sali Berishen? Krahesimi nuk qendron, cdo krahesim calon, por krahesimi juaj nuk calon. Krahesimi juaj nuk ka kembe qe do mund te tregonte se calon.   Respektin me te madh per keta dy Intelektuale te larte dhe te pergjegshem, Prof Xhufin e Prof Frasherin, Respekt dhe nderim per Gjeneralin permbi pashallare e vezire, kapitene dhe sulltane, udheheqes e politikane,  njeriut gjigant qe me vullnetin e tij te celikte arriti ti hedhe ne koshin e ndyresirav planet kobzeza te  Berishes per ti dhene grekeve dhuraten e detit ashtu si beri hajduti i ndyre dhe tradhetari pa fre Ahmet Zagolli.  I madh eshte  Myslym Pashai ashtu sic ishte edhe limani me i bukur ne bote, Limani i Vlores, qe nga mrekullimi i tij u shpall si kreu i te gjithe limaneve te perandorise me te madhe to kohes se vet -  Pasha liman - o Pasha Myslim!  Shpresojme se rrugen e tyre do ta ndjekin edhe mijra intelektuale te tjere qe kane heshtur nen presionin e rrugacveve fashiste te ardhur nga llomi me i ndyre i shoqerise shqiptare dhe agjenteve serbo-greke te cilet  e kane mesuar shqipen edhe me bukur se vete shqiptaret per tja ber jeten te zeze ketij populli fisnik dhe puntor.

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

O Puke shkencetari,

Ke te besojme ne: Ty historian Pellumb Xhufi,  vjehrrin tend historiano-juristin Luan Omari, gjyshin e femijeve te tu historiano-eruditin Enver Hoxha se bashku me babaxhan - historian - azgan Arben Puton qe per 45 vite me radhe e ngritet ne piedestalin e nderit derbederin Haxhi Qamil e po per 45 vite me radhe ia shitet shqiptareve kopukun idiot si heroin e kryengritesve fshatare per barazi e drejtesi.

Apo te te besojme ty tani qe per te krahasuar nje qasje amatoreske rrekesh te perdoresh konceptin "haxhiqamilizem"

I dashur historian Pellumb Xhufi,

Haxhiqamilizmi eshte vertet nje koncept qe per shqiptaret ka nje domethenie te madhe. Por kete koncept e ka ngritur e mbajtur gjalle inteligjenca e popullit shqiptar. Ai eshte as fare nje koncept i ngritur prej historianeve, aq me pak prej historianesh si ty, Arbeni, Luani apo Enveri vete.

Me keto nderhyrje te tuat vetem sa ndot gazetat e mediat ku shkruan e flet. Ndoshta nuk e kupton se sa krupe ndjell kur rrekesh te bësh te urtin, te drejtin, te dijshmin.

Shkurt: nuk mundesh.

Submitted by Dardan (not verified) on

Sa per dijeni,

Ne kryengritjen fshatare te Shqiperise se Mesme ka pasur disa rryma dhe nuk po zgjatem per kete. Thelbi kryengritjes ishte lufta kunder cifligareve dhe bejlereve qe tashme ne Shqiperine e pavarur filluan te silleshin pa fre ndaj popullsise.  "Baba" Sulltani  nuk sundonte  me ne Shqiperi  she si rezultat nuk kishte kush  tua mblidhte rrypin bejlurcinave qe tashme e ndjenin vehten sulltane te vegjel dhe me injorancen e tyre e shtuan shtypjen mbi popullsine e varfer.  Eshte e natyrshme qe ne ate more kryengritesish te kishte edhe rryma nder te cilat njera kerkonte kthimin e Baba Dovletit duke ditur se nen Dovletin ata ndiheshim me te sigurte. Eshte shume e thjeshte te kuptohet se perderisa edhe ideatoret e Rilindjes e kishin frike coptimin e shqiperise ndaj dhe e zgjaten organiziin e popullit deri sa vete Perandoria Turke u rrezua duke u mbytur ne hirin e rrapellimes se vet.  Atehere dhe u organizuan kryengritjet e 1908/09/10/11/12/.  Rryma e dumbabisteve nuk duhet edhe sot te perlyeje kryengritjen fshatare te Sh. Mesme.   Nuk e quaj te udhes te zgjatem me shume per argumentat por zoti Xhufi e di fort mire se si rryma e dumbabisteve edhe te tjeret anti dovlet ishin te gjithe haxhiqamilas.   Midis dhjetrave dokumentave kam konsultuar gojarisht dikur per kete kryengritje edhe nje pjesemares te saj nga fshatrat e Cermes se Lushnjes, Muharrem Bullari ose Lem Bullari (shkurt).   I ndjeri ka vdekur ne moshen 117 vjec (gje e rralle ne ato zona).  Po ky njeri pretendonte edhe ate ka shoqeruar ne qerren e vet Ismail Qemalin gje qe shpesh ka qene e kundershtuar midis familjeve te fshatrave te zones per shkak mburrjeje. (me siguri qerret e karrocat nderroheshin, pas meje)

Problemi qe ngre prof Xhufi ne thelb eshte demaskimi i rregjimit prapanik te bashibozukeve dhe kopukeve berishiane qe perpiqen te lartesojne figurat e denuara te hitorise duke e pare historine e fillimshekullit 20 nen driten e te drejtave te njeriut ne kohen e sotme.  Te drejtat e njeiut jane formuluar shekuj me pare por njeriezimi nuk zhvillohet njelloj dhe po e le ketu se u be corbe derri  kjo,   (keshtu eshte kur del nga tema).

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Baba Saliu eshte i madh!

Ai po i vendos gjerat ne vend. Nuk ndryshon mendje, ai jo. I doli huq  me referendumin e vet te kushtetutes qe te emeronte nje asamble(si puna e Zogut dikur), dhe tani po vazhdon avazin me forma te tjera. Sipas tij "Ismail Qemalin e relativizoi" duke ngritur lart Zongun, nje satrap si vehtja e tij. Por siç e kemi thene dhe heret e tjera, baba Saliu po i vjen rrotull Skenderbeut. Por sipas tij edhe Skenderbeut do ja gjej anën, natyrisht me "historian" si Beqir Meta, Blendi Fevzo, Ferid Duka and so on!

Por çudia me e madhe eshte se baba Saliu nuk e ka vendosur akoma se ku  e do vendin e vet ne histori; si hero kombetar, apo nje biçim shenjetori islamiko-komunisto-neonacionalist:) . Kjo eshte çeshtja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.