Rivali i Merkelit, milioner nga... honoraret për fjalimet

Postuar në 30 Tetor, 2012 11:37

Kandidati për kancelar i Partisë Socialdemokrate Gjermane Peer Steinbrück, i cili do rivalizojë kancelaren Merkel ka fituar rreth 1,25 milionë euro nga viti 2009 deri më sot si shpërblime për mbajtje fjalimesh. Ky është përfundimi në të cilin ka mbërritur një revizor nga Dyseldorfi i ngarkuar prej vetë Steinbrück-ut, - shkruan gazeta gjermane "Bild". Sipas saj, politikani socialdemokrat ka mbajtur gjatë kohës në fjalë 89 fjalime kundrejt shpërblimeve nga 1.000 deri 25.000 euro.

Faqja online e radios gjermane Deutsche Welle shkruan: "Steinbrück pati paralajmëruar në fillim të tetorit zbulimin më ekstrem të mundshëm të të ardhurave të tij shtesë. Dhe e bëri. Sikurse u shpreh Steinbrück, ai nuk llogarit irritim në radhët e partisë së tij, megjithëse për disa njerëz që fitojnë pak, këto mund të jenë "shuma marramendëse". Reagimet në kampet politike ndaj veprimit të kandidatit për kancelar ishin tejet pozitive. Bashkimi Kristiandemokrat-Kristiansocial (CDU/CSU) i falet me respekt kandidatit për kancelar të opozitës. Sipas përllogaritjeve, prej 2009-s me të ardhura të tilla shtesë deputetët gjermanë kanë fituar më shumë se 22 milionë euro. Kryesuese në renditje është Partia Kristiansociale (CSU). Në të kanë të ardhura jashtë punë parlamentare më shumë se 68 për qind e deputetëve". Llogari interesante për t'u bërë edhe në Shqipëri. Apo.. ku i gjendet filli këtu.. (Re.Pu.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.