Arkiv-Lajme

Prokurori i Rrethit nuk ka të drejtë të përgjojë (për këtë papritur janë dakord të gjithë)

Postuar në 31 Tetor, 2012 07:01

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, mazhoranca dhe opozita, për herë të parë, pas kaq ditësh tensioni, kanë gjetur konsensusin për të hequr të drejtën e Prokurorit të Rrethit për të përgjuar për çështje të ndryshme. “Shqetësimi u ngrit kur projektligji u kalua nga qeveria, pasi krijon institucione paralele përgjimi dhe lë shteg abuzimi” – raporton e përitshmja SHQIP, e cila e ka trajtuar prej ditësh këtë temë.

Koeficientët e basteve për Obamën dhe Romney-n

Postuar në 31 Tetor, 2012 06:44

Koeficientët e basteve nënkuptojnë gjasa më të mëdha për fitoren e Obamës në garën presidenciale me Romney-n. Kështu, kompania ndërkombëtare BetFair (http://sports.betfair.com/en-gb/politics-2378961/us-politics/2012-presidential-election-2012-11-06/next-president-market-1.21311313/sp/?exp=e ) ka aktualisht një koeficient 1.41 për fitoren e Obamës dhe një koeficient 3.4 për fitoren e Romney-t.

Avokati i Ndrea Prendit (ish-komandant i Gardës së Republikës në 21 janar 2011): Kontestojmë akuzat e Prokurorisë

Postuar në 31 Tetor, 2012 05:46

Avokati i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, hodhi poshtë akuzat e organit të akuzës ndaj klientit të tij si në formë ashtu edhe në përmbajtje, raporton BalkanWeb .  Pas përfundimit të seancës së radhës, në Gjykatën e Tiranës, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se do kontenstojë provat e paraqitura nga ana e akuzës dhe ka kërkuar që nesër të merren në pyetje qytetarët Behar Hasa, Vaide Neda dhe Dritan Osmani.

Stefani ngre një pyetje mbi Wolfarth-in: Nuk kupton apo nuk do të kuptojë?

Postuar në 31 Tetor, 2012 05:36

Ndërsa deri edhe një revistë amerikane si “The New Republic” boton një artikull ku Berisha klasifikohet si një autokrat së bashku me Kabilën, në Tiranë ambasadori i OSBE vazhdon të shprehet besimplotë se kryeprokurori i ardhshëm do të jetë një person i pavarur nga Kryeministri, - shkruan Andrea Stefani në SHQIP-in e sotëm (“kam besim që të gjendet një personalitet që ta bëjë punën e kryeprokurorit në mënyrë të pavarur edhe të paanshme”, - ka deklaruar për mediat Eugen Wolfarth).

Anëtarët e KKRT-së së re nuk mund të jenë gazetarë apo analistë (vetëm nëse kanë një vit pa punë)

Postuar në 31 Tetor, 2012 03:55

Anëtarët e Autoritetit Audioviziv Mediatik (kështu do quhet në të ardhmen institucioni qe sot njihet me emrin Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit) nuk duhet te jene pjese e ndonje partie politike, te pakten gjate dy viteve te fundit. Deputeti socialist Alfred Dalipi i ka kerkuar grupit te eksperteve ne Komisionin e Medias dhe Arsimit, ndyshimin e kesaj pike te nenit 6, pasi kjo ndikon ne paanesine e ketij institucioni te rendesishem, - tha ai sipas TCH.

"Shkurajues, rikuperimi" - shkruan NYT për katastrofën që la pas uragani Sandy

Postuar në 31 Tetor, 2012 02:58

Ka arritur në të paktën 43 numri i të vrarëve nga uragani në SHBA, - njofton faqja online e gazetës New York Times e cila e vë theksin e lajmeve të mëngjesit të sotëm në faktin që riparimet në shërbimet publike dhe në sistemin energjetik do duan ditë e ndoshta javë të realizohen.  

HRW kërkon nga Clinton e Ashton që t’i bëjnë presion Ballkanit

Postuar në 31 Tetor, 2012 02:30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, duhet të theksojnë rëndësinë e përmirësimit të të drejtave të njeriut gjatë vizitës së tyre në turneun në Ballkanin Perëndimor, - ka thënë të martën Human Rights Watch.

Në një deklaratë të cituar nga media amerikane, Lydia Gall, hulumtuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore në Human Rights Watch ndër të tjera thotë:

Rexhep Qosja empatik me policinë e Kosovës; dhe i mëshon tezës për shkëmbim territoresh me Serbinë

Postuar në 31 Tetor, 2012 01:38

Rexhep Qosja vijon ta shohë zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës në një mënyrë jo ortodokse. E ka thënë më parë, dhe e përsërit: “Për mua ajo pjesë (veriu) është ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjellë rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shihja Kosovën me rreziqe brenda saj, dhe për këtë arsye kam ngritur pyetjen, se pse mos të bëhet shkëmbimi i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

Italianët do votojnë për herë të parë në zgjedhje që nuk janë “pro ose kundër Berluskonit”

Postuar në 30 Tetor, 2012 17:09

Shtypi në Itali e ka komentuar dënimin me burgim të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, si “fundin e një epoke”. “Një gjeneratë e tërë e italianëve, e lindur pas vitit 1975, për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, nuk do të votojë në një ‘referendum’ pro ose kundër Berlusconit”, - shkruan “La Stampa”.

Ndërsa Ezio Mauro i “La Republica” thotë: “Kështu përfundon afera e një Titaniku - lindi në televizion dhe mori fund në gjykatë”.

Deputeti Islami është i bindur që tregon “rrugën më të mirë që duhet ndjekur”

Postuar në 30 Tetor, 2012 16:35

“Disave ju duket si kritikë ndaj Ramës, por s`është e vërtetë, unë tregoj rrugën më të mirë që duhet ndjekur”. Kështu i përgjigjet Kastriot Islami pyetjes së gazetarit të Ora News, kur ky e pyet “Po vetë deputeti Islami ku e sheh veten përballë këtij realiteti politik?”.

Pyetja vjen pasi deputeti rendit në një intervistë të gjatë kritikat e tij të zakonshme ndaj Partisë Socialiste (nuk harron “çështjen e ditës”  - celularët e zhurmuar) dhe ndër të tjera thotë:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme