Deputeti Islami është i bindur që tregon “rrugën më të mirë që duhet ndjekur”

“Disave ju duket si kritikë ndaj Ramës, por s`është e vërtetë, unë tregoj rrugën më të mirë që duhet ndjekur”. Kështu i përgjigjet Kastriot Islami pyetjes së gazetarit të Ora News, kur ky e pyet “Po vetë deputeti Islami ku e sheh veten përballë këtij realiteti politik?”.
Pyetja vjen pasi deputeti rendit në një intervistë të gjatë kritikat e tij të zakonshme ndaj Partisë Socialiste (nuk harron “çështjen e ditës” - celularët e zhurmuar) dhe ndër të tjera thotë:
“ Është një moment i rëndësishëm, shpreh një ëndërr shekullore të shqiptarëve për tu bërë pjesë e Europës, është një nga vendet që ka mbështetjen më të madhe dhe ka ngecur në tre ligje. KE është artikuluar shumë qartë se për tu bërë anëtare e BE duhet ti kalojnë këto ligje, është pjesë e bashkëpunimit që ka mazhoranca me opozitën, s`duhet të kiShte asnjë kushtëzim, packa se kush ka të drejtë për një x apo y cështje. Janë vetëm tre ligje dhe I takon opozitës të hedhë hapin dhe mos ta kushtëzojë me qarkun e Fierit, kjo është një çështje e komplikuar...” Re.Pu.
Comments
hiq emrin Islami ver emrin
<p>hiq emrin Islami ver emrin Salihu dhe njesoj esht.. Te njejtat gjera qe thote Saliu i perseritin te nesermen mediat prane Salihut, pastaj i rrrotullojne ne goje deputetet e PD, dhe nxitojne te lepijne te njejten gje edhe dy tre ish-kokrrat e PS Islami, Malaj e Meidani. Katund hesapi</p>
Nuk e di pse Islami me duket
<p>Nuk e di pse Islami me duket si udherrefyesi i perseve tek filmi ' te 300-tet' , per 300 spartanet e ka fjalen...</p>
Islami eshte kthyer ne nje
<p>Islami eshte kthyer ne nje vegel njeperdorimshme e kryeministrit. Nje shembull mjaft i keq per te rinjte shqiptare, njeri pa skrupuj qe sheh interesat e tij te ngushta dhe ne baze te tyre i lepihet pa pushim PD.</p>
Add new comment