Anëtarët e KKRT-së së re nuk mund të jenë gazetarë apo analistë (vetëm nëse kanë një vit pa punë)

Anëtarët e Autoritetit Audioviziv Mediatik (kështu do quhet në të ardhmen institucioni qe sot njihet me emrin Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit) nuk duhet te jene pjese e ndonje partie politike, te pakten gjate dy viteve te fundit. Deputeti socialist Alfred Dalipi i ka kerkuar grupit te eksperteve ne Komisionin e Medias dhe Arsimit, ndyshimin e kesaj pike te nenit 6, pasi kjo ndikon ne paanesine e ketij institucioni te rendesishem, - tha ai sipas TCH.
Edhe kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj ka të njëjtin mendim: "Nëse ata janë anëtarë partie si do të vijnë nga shoqëria civile? Juve e keni të lënë të hapur për anëtarë të partive politike, gjë që nuk është normale".
"Të thuhet përjashtohet kushdo që ka një aktivitet zyrtar të deklaruar politik", tha deputeti demokrat Mark Marku dhe me sa duket ashtu do bëhet.
Por pika më interesante në diskutimet e djeshme mes deputetëve të Komisionit te Medias dhe Arsimit (ata po diskutojne nen per nen te gjithe projektligjimin me 136 nene per transmetimet numerike audiovizive) është se ata kane kerkuar qe "veç perkatesise politike, asnje nga anetaret e AMA-s te mos jete pjese e kompanive te ndryshme mediatike, ose te jete paguar ne forme honoraresh prej tyre te pakten vitin e fundit".
Kjo përjashton nga kandidimi në këtë institucion të rëndësishëm për median gazetarët aktivë apo analistët e njohur në publik (shumica e tyre paguhen me honorare). A.N.
Comments
Kushdo dhe sido qe te
<p>Kushdo dhe sido qe te zgjidhet nje defi te shpuar do t'i bien...Keshtuqe me mire 'def'...</p>
Add new comment