Stefani ngre një pyetje mbi Wolfarth-in: Nuk kupton apo nuk do të kuptojë?

Ndërsa deri edhe një revistë amerikane si “The New Republic” boton një artikull ku Berisha klasifikohet si një autokrat së bashku me Kabilën, në Tiranë ambasadori i OSBE vazhdon të shprehet besimplotë se kryeprokurori i ardhshëm do të jetë një person i pavarur nga Kryeministri, - shkruan Andrea Stefani në SHQIP-in e sotëm (“kam besim që të gjendet një personalitet që ta bëjë punën e kryeprokurorit në mënyrë të pavarur edhe të paanshme”, - ka deklaruar për mediat Eugen Wolfarth).
Shkruan Stefani: “Është krejtësisht e pamundur të kuptosh se nga e ka burimin ky besim i Wolfarth. Sepse, për këdo që ndjek dhe kupton zhvillimet politike në Shqipëri, është e qartë se do të ndodhë krejt e kundërta pra, që kryeprokurori i ardhshëm do të jetë një delfin i Kryeministrit Sali Berisha. Për këdo që kupton realitetin shqiptar Wolfarth, që duket se nuk e kupton fare këtë realitet (apo nuk do ta kuptojë?), do të mbetet i pakuptueshëm. Kemi të bëjmë me një moskuptim të moskuptimit...”
Stefani mendon që ‘moskuptimi’ i shfaqur nga Wolfarth për këto të vërteta është shqetësues, sepse besimi apo shpresa që ai shfaq, mund të bëhet një tymnajë që do të lejonte të keqes të përparonte nën maskën e “normalitetit”.
Konkludon Stefani: “Nën këtë lloj “besimi” Shqipëria u rrokullis në vitin 1997 nga një ekonomi tregu e suksesshme në greminën e kolapsit të piramidave financiare. Nën këtë lloj “besimi” për një President konsensual u zgjodh një President aq partiak sa praktikisht, Kryeministri kryetar partie është edhe Presidenti de facto i Republikës. Nën këtë lloj “besimi” të paarsyeshëm, që i përhapur nga ndërkombëtarë si ambasadori i OSBE Wolfarth vepron si një opium mbi mendjen e opinionit shqiptar, autokratizmi i Berishës po përparon nën emrin e demokracisë dhe integrimit në Europë. Në këto rrethana pozicioni dhe misioni i ambasadorit Wolfarth në Tiranë bëhet krejt i pakuptueshëm”.
Stefani i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/31/ambasadori-wolfarth-as-kuptohet...
Comments
Jam shume dakord me Stefanin.

Jam shume dakord me Stefanin. Mendoj se mediat ne Shqiperi i kushtojne nje vemendje tejet te ekzagjeruar ambasadoreve te cilet asnjehere nuk japin mendime te verteta dhe qe do te kishin dobi per opinionin publik shqiptar, por mjaftohen me deklarata diplomatike shpeshhere dhe absurde si kjo e Wollfarth. Ne kete menyre ata na tregojne indirekt se fjalet e tyre nuk kane asnje lloj peshe mbi politiken shqiptare dhe as mbi opinionin publik, nderkohe qe mediat tona i rrine pas per deklaraten e rradhes qe nuk sjell asgje reale. Deklarata e mesiperme e ketij ambasadori tregon qe ai ose eshte nje idiot qe s'kupton asgje, ose (ka shume mundesi) nuk do ta prishe me asnje pale dhe mjaftohet me keto deklarate absurde.

Nje gje nuk marr vesh. Pse te

Nje gje nuk marr vesh. Pse te gjitha fajet i vishen Berishes. Nese Berisha te gjitha ndryshimet e krereve te institucioneve i ben ne baze te kushtetutes, atehere ai eshte ne rregull me ligjin. Te pergjerohesh tani qe Berisha te mos marre ate qe me ligj i takon, eshte e pakuptimte. A mos eshte me mire te thuhet se ai qe i dhuroi Berishes keto amendime kushtetuese (ndoshta me shpresen se do i gezonte vete privilegjet i pari), ka bere nje gabim te madh. Ky njeri quhet Edi Rama. Ky njeri me kete emer, nuk mban asnje lloj pergjegjesie per demin e madh qe i ka sjelle funksionimit te institucioneve te pavarura me miratimin e ndryshimeve kushtetuese per zgjedhjen e presidentit dhe kryeprokurorit. Ky njeri i ka sjelle nje dem te pallogaritshem demokracise shqiptare me ndryshimin e ligjit elektoral duke vendosur listat e mbyllura, proporcionalin rajonal, duke i kthyer zgjedhjet ne emerime deputetesh. Ky njeri, duhet te mbaje pergjegjesi per keto deformime skandaloze te jetes politike ne vend.

Sic e ka thene edhe Muçi, ky
Sic e ka thene edhe Muçi, ky eshte ambasadori me pis qe ka pasur Shqiperia ndonjehere... Na flet sikur jetn ne nje realitet paralel.
Gazeta "the new republik" qe

Gazeta "the new republik" qe del 2 here ne muaj ne USA eshte nje gazete e ekstremit te majte qe ka mbeshtetur revolucionin Lenin ne Rusi, kritikonte luften ne Vietnam dhe ngjallte gjithnje neveri ne publikum per artikujt alla Mero baze kurdohere qe nga krijimi i saje ne vitin 1920! Ne vitin 1998 u zbulua nje skandal i madh ne kete gazete ku u mor vesh se shumica e artikujve te saje ishin te manipuluara dhe te paverteta. Qe nga ajo kohe kjo gazete ka nje tirazh prej vetem 65 mije duke humbur keshtu cdo lloj reputacioni publik.

The New Republik eshte nje gazete ekstreme e majte dhe kjo shoku Stefani tregon gjithcka mbi vleren e artikujve te saje! Ambasadori Wolfahrt reprezanton politiken e OSBEse dhe jo partite e ekstremit te majte me seli qendrore ne Rusi, Beograd e Kube!!!

I lutem respublikes te tregohet serioze ne lajm-publikime dhe te jape konteksin e duhur qe te marre vesh edhe robi i painformuar se per cfare behet fjale.

1. Ti z. Stop Komunistave
1. Ti z. Stop Komunistave duhet ta kishe emrin "Stop KAMUNISTAVE"..... se katunarve qe e kane maj gjuhes kete shprehje keshtu ju shkon
2. E kuptoni sa qesharak jeni, qe ju mbeti ne goje i njejti refren prej 22vitesh: stop komunizmi.... Edhe ju si Enveri qe pas 45vjetesh shante akoma ballistet qe hanin pula! U shofshin komunistet dhe antikomunistet si ty, qe s'po na lini te shohim perpara
3. Ti shoku, e ke zakon si Sala, qe nuk merresh me thelbin e asaj qe thuhet, por merresh me "kush" e ka thene, mos na bej biografine e revistes, por hidh poshte argumentat e artikullit,...po pate force arsyetimi
4.....Dhe e fundit, aman mos na hap barkun duke mbrojt kete Wolfhart. S'ka pyll pa derra! Dhe ne pyllin e ambasadoreve, derri eshte Wolfhart (i ngjan dhe ca)
Add new comment