Arkiv-Lajme

Harasani, në Amerikë për t’u marrë me ndërtime. Konfirmon se nuk iku prej Ramës. Iku në kërkim të hapësirave më të mëdha...

Postuar në 03 Nëntor, 2012 04:41

Ish Deputeti i PS, Andis Harasani në një intervistë të gjatëpër gazetarin Lorenc Vangjeli te “Java” e kësaj jave, mohon kategorikisht që tëketë ikur për shkak të Kryetarit nga Partia. “E gjeja veten jashtë këtij rrethi hipokrizie” thotë Harasani duke i konsideruar politikanët si “aktorë skene” . “Pak nga pak po humbisja vetveten... Doja ta provoja veten në një hapësirë më të madhe se Tirana” thotë Harasani.

Lirak Bejko, kush e vrau?

Postuar në 03 Nëntor, 2012 03:38

Mediat, në varësi dhe të preferencave politike i kanë lënë kush shumë e kush pak vend vdekjes së njeriut që u vetëflijua për kauzën e tij. Gazeta “Dita” hapet sot me këtë pyetje, "kush e bëri", dhe në grafikën e faqes së parë kanë veçuar (me ngjyrë) gërmat S dhe B. Shqiptarja.com rrëfen që ai vdiq i vetmuar, familja nuk kishte lekë t’i shkonte në spital (në Bari). Familja nuk ka lekë as për të sjellë trupin e as për ngushëllimet. “TemA” e konsideron si “viktima e 31 e shkaktuar nga Sali Berisha”

Ilir Meta nuk lexon në mesazhin e znj. Klinton që zgjedhjet në Shqipëri janë të standarteve kritike

Postuar në 03 Nëntor, 2012 02:47

Në një kohë kur sekush po “lexon" mesazhet e Znj. Hillary Clinton, lexime që vazhdojnë jehonën në media, del se leximi paska qenë shumë i vështirë, përderisa të gjithë lexojnë gjëra të ndryshme.

Biberaj: FRD-ja do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të Bejkos

Postuar në 03 Nëntor, 2012 00:10

Në një prononcim të djeshëm në TV A1-Report, Aleksandër Biberaj deklaroi se FRD-ja do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të Lirak Bejkos, grevistit të përndjekur politik që ndërroi jetë pasi u vetëdogj. Biberaj paralajmëroi qeverinë që të mos bëjë ndonjë shprehje hipokrite keqardhjeje, sepse ishte ajo dhe kreu i saj Berisha shkaktarët e drejtëpërdrejtë të vetëflijimit të Bejkos. Me etiketimet "kriminelë" e "terroristë" që u bëri grevistëve të përndjekur politikë, Berisha të kujton Enver Hoxhën, tha Biberaj.

JAMAIS VU starton me Krastën

Postuar në 02 Nëntor, 2012 17:09

Ka startuar sot në mbrëmje emisioni JAMAIS VU i Mustafa Nanos. I ftuari i parë i këtij sezoni ka qenë Adi Krasta. Në një studio të mbushur me spektatorë (mbresëlënëse për nga skenografia), Nano ka bashkëbiseduar me Krastën për rreth 60 minuta, në formatin e njohur të foto-komenteve.

Ka qenë një bisedë e këndshme live mes dy mjeshtrave të fjalës e duartrokitur shpesh nga shikuesit në studio. “Suksesi i vërtetë nuk është paraja që mund të fitosh në televizion, por mbështetja e publikut, - tha ndër të tjera Krasta, në pyetjen se si do ta përcaktonte një si ai, suksesin.

Lirak Bejko sipas Kryeministrit të Shqipërisë

Postuar në 02 Nëntor, 2012 16:47

Më 24 tetor në mbledhje qeverie, kryeministri Sali Berisha tha për Lirak Bejkon:  “Bejko, që vendosi të bëhej theror, ishte arrestuar me 30 kilogram drogë, nga policia e Durrësit dhe për të cilin, organi i akuzës kërkoi 9 vjet, por që, natyrisht, e liruan Tabakët e KLD-së, me ndërhyrje të fortë. Në këto rrethana, është në dinjitetin më të madh të mijëra e mijëra të përndjekurve politikë, të dhjetëra mijërave familjarëve të tyre që, qoftë edhe për një minutë të vetme, nuk u dezorientuan, por qenë të parët që kuptuan se kjo ishte gjithçka e organizuar për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Vdekja e Lirak Bejkos sipas Reuters

Postuar në 02 Nëntor, 2012 14:52

Mediat e huaja, të furnizuara nga artikujt e Reuters dhe Associated Press, kanë raportuar në lidhje me vdekjen e Lirak Bejkos. Më poshtë është një raport i agjencisë Reuters:

Topi nuk është

Postuar në 02 Nëntor, 2012 12:51

 

Presidenca ka njoftuar sot datën 5 nëntor si ditën kur kreu i shtetit, Bujar Nishani do të  zhvillojë takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës se zgjedhjeve te ardhshme. Në njoftimin zyrtar të vënë në dispozicion për mediat nga vetë zyra e shtypit në Presidencë lexohen të detajuara oraret sipas të cilave presidenti Nishani do të bisedojë me përfaqësuesit e partive parlamentare mbi datën kur sovrani do t’i drejtohet kutive të votimit:

Kërkohet ndihmë për sjelljen e trupit të Bejkos. “Janë të varfër, të këputur dhe ka dy vajza të vogla” – thonë bashkëgrevistët

Postuar në 02 Nëntor, 2012 10:11

“Në radhë të parë kam marrë lajmin më të hidhur në jetën time, për bashkëvuajtësin tim, që më duket sikur e kam djegur më duart të mia, pasi ka ardhur pas meje, për t’u djegur me mua. Do doja të kisha vdekur unë, ai ka dy vajza të vogla.. Më erdhi në reanimacion dhe më tha se do ta çoj amanetin tënd deri në fund. Ne do i bëjmë varrimin më të madh në Shqipëri, do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Tani do ja dërgoj amanetin deri në fund”.

Skënder Tufa: Lirak Bejko ka ndërruar jetë

Postuar në 02 Nëntor, 2012 08:23

Lirak Bejko, ish-i burgosuri politik që i vuri flakën vetes gjatë grevës së urisë mund të ketë ndërruar jetë sot në mëngjes në Itali, - tha Skënder Tufa në një telefonatë me ResPublican pak minuta më parë, por ende pritet një konfirmim zyrtar. Sipas Tufës, lajmi i rëndë sapo i është dhënë nga të afërm të Lirakut, por vetë Tufa, ish-kordinator i grupit të të burgosurve në grevë thotë që “ende duhet pritur një konfirmim zyrtar nga spitali” dhe më pas “do komunikojmë me mediat”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme