Ilir Meta nuk lexon në mesazhin e znj. Klinton që zgjedhjet në Shqipëri janë të standarteve kritike

Postuar në 03 Nëntor, 2012 02:47

Në një kohë kur sekush po “lexon" mesazhet e Znj. Hillary Clinton, lexime që vazhdojnë jehonën në media, del se leximi paska qenë shumë i vështirë, përderisa të gjithë lexojnë gjëra të ndryshme.

I pyetur nga Ilva Tare në emisionin e saj Tonight, kryetari i sapokonfirmuar i LSI, Ilir Meta, thotë: “nuk mendoj se mesazhi që dha Zonja Klinton tregon se zgjedhjet në Shqipëri janë të atyre standarteve që i bëjnë kritike. Dhe është një kënaqësi për mua që këtu t’ju bëj të ditur transparencën e zgjedhjeve brenda në LSI. Çështja e zgejdhjeve është çështje vullneti. Problemi është mes dy partive, PD dhe PS, të cilat kanë qenë në pushtet dhe kanë dashur ta monopolizojnë gjithçka dhe rasti është Kodi Zgjedhor.”

Më tej, lidhur me takimin Rama-Klinton Meta u shpreh se ky takim u bë pasi Rama nuk është pjesë e Parlamentit (ku në fakt u ftuan dhe eksponentë të tjerë politikë që nuk janë pjesë e tij). “Më vjen shumë mirë dhe shpresoj që z. Rama të ketë përfituar nga ky fjalim”

I pyetur nëse ndryshimi i statusit në mbledhjen e fundit po e bën pjesë të kryetarëve historikë,  Meta tha: “Më vjen keq për këdo që në pamundësi për të thënë diçka për këtë konventë të shkëlqyer merren me pisllëqe."

Më tej z. Meta u pyet dhe për emrin e Prokurorit të ri që do zgjidhet nga Presidenti.

Ilir Meta: “...por nuk merret LSI me këtë çështje”.

Ilva Tare: “është marrë zoti Manjani...”

Ilir Meta: “Ka qenë mendimi i tij personal”

Ilva Tare: “Ka folur në emër të LSI...”

Ilir Meta: “Në emër të LSI flas unë dhe kur ka vendime të forumeve të partisë...”

k.c.

 

Intervista e plotë: 

http://oranews.tv/vendi/meta-ne-tonight-ne-28-nentor-lsi-do-festoje-ne-v...

 

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Shume here ky Meta po me duket sikur flet si president republike e jo si president i lsi-s...Nuk eshte ne pushtet ky ?! Nuk eshte administrator i &#39;qypit te mjaltit &#39; ky ?! Nuk eshte ky &#39;anetar&#39; i koshit te plehrave te riciklueshme ?!Nuk eshte ky per te cilin zonja Klinton harxhoi fryme ne kuvend per mos ndeshkim korrupsioni ?! Nuk eshte ky qe i bene gjykatat te pavarura per hir te pushtetit ?! Nuk eshte ky...?!...Mua me duket se ky ishte...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.