Arkiv-Lajme
Shqipëria po eksporton votues drejt Maqedonisë fqinje!
Një fenomen i ri po bën sy në Ballkan, ‘migrimi’ politik në ditë votimi. Sikurse autobuzët që vijnë të sponsorizuar nga Greqia apo shtetasit e Kosovës me pasaporta shqiptare që dynden në ditë votimi, tani ne po ‘eksportojmë’ zgjedhës drejt Maqedonisë. Shqetësimin e bën publik opozita maqedonase, sipas së cilës, VMRO-DPMNE do të shfrytëzojë si votues në zgjedhjet e ardhshme lokale të Maqedonisë korçarët e pogradecarët që kanë marrë pasaporta maqedonase së fundmi.
Gazeta Proto Thema “frikë” nga nacionalizmi i Aleancës KuqeZi. Dule: Spahiu, sharlatan
Ekstremisti i djathtë shqiptar që trondit Athinën”, është titulli i shkrimit të sotëm në gazetën Proto Thema, kushtuar kryetarit të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, njofton Balkanweb.com.
Ditari i gjeneralit nazist: Fyhreri “donte një Shqipëri të pavarur me inisiativën e vet.”
Zbardhja e ditarit të kryekomandantit gjerman gjatë luftës në Shqipëri, Herman Nohembaher, vjen sot te Gazeta Shqiptare nga Fatos Veliu.
PORTRET Max Keiser: "Barack Obama s’ia ka idenë. Mitt Romney do të falimentojë vendin"
Ky është komenti mbi zgjedhjet amerikane i një prej komentatorve më të njohur televizivë amerikanë... që në fakt punon për një kanal rus. Keiser është ndër më të guximshmit e i një grupi komentuesish amerikan (një tjetër është Alex në Teksas), të cilët argumentojnë se sovraniteti kombëtar dhe demokracia në SHBA dhe gjetkë janë gërryer nga fuqia e korporatave globale. Keiser pohon se forma më efektive e rezistencës është me anë të aktivizmit të financave individuale”
Dosjet e CIA-s, Vërlaci agjent i italianëve, Gjon Markagjoni agjent i italianëve e gjermanëve.
Edhe sot, gazeta Panorama sjell materiale të dosjeve sekrete të CIA-s (të deklasifikuara) aso kohe Drejtoria e Operacioneve Klandestine (OPC) për zhvillimet shqiptare të viteve 40-50, të mbledhura nga Auron Tare për botim. Nga këto dosje dolën më parë kontaktet që kish marrë Zogu me Titon, ndërsa sot hidhet dritë mbi një takim tjetër sekret të Zogut me zyrtarë të CIA-s e të Shërbimit të Fshehtë Britanik (SIS) në nëntor 1949 për përcaktimin e komitetit “Shqipëria e Lirë” në Nju Jork pas vdekjes misterioze të Mit’hat Frashërit, vdekje që sipas policisë së N.Y. erdhi për shkaqe natyrale.
Berisha ka dërguar “sekserë” për të marrë përsipër varrimin e Lirakut?
Trupi i Lirakut vjen të martën, bëjnë me dije mediat e sotme, ndërsa miqtë e tij me të cilët dhe ishte në grevë kanë dhënë para për ceremoninë mortore, secili sipas mundësive. “Jemi të vendosur që shpenzimet, t’i marrim vetë përsipër. Lakut, do t’i bëhen të gjitha nderimet e nevojshme, ashti siç i ka hije”, citohet Skënder Tufa nga gazeta Shqip. Vetë Tufa ka sjellë dhe një informacion ekstra, duke thënë se “Kryeministri Berisha ka dërguar njerëz në shtëpinë e Lirakut, për të dhënë ngushëllimet e tij. Nuk e kuptoj sesi e pretendon një gjë të tillë, ai që e vrau me duart e veta?!
Takimi sekret Çe Guevara - Mehmet Shehu, ky i fundit i jep dhuratë një... kallashnikov!
Gazeta Dita, në numrin e ditës së sotme sjell një fakt pak të njohur, vizitën e Çe Guevarës në Shqipëri dhe takimin e fshehtë me Mehmet Shehun. Është Jovan Jano, i cili e ka rindërtuar këtë vizitë në një libër e që e rrëfen për gazetën Dita. Jano ka takuar një nga dëshmitarët e paktë të ngjarjes, atë që ka qenë prezent në bisedën mes Çesë dhe Shehut. Në fund të bisedës, Mehmet Shehu i dhuroi Çe Guevarës një... automatik kallashnikov! Çe e puthi, dhe e pranoi dhuratën në gjunjë.
Ne i mbrojmë nacionalistët grekë nga vezët me RENEA-n... policia greke nuk u siguron dot as jetën kuqezinjve në Athinë!
Lajmi që partia neonaziste greke nuk lejon themelimin e degës së Aleancës Kuqezi në Athinë, nuk habit shumë, sepse ajo parti njihet tashmë për mënyrën raciste sesi po ngre kapitalin politik mbi momentin e frustrimit financiar të popullit grek. Gjëja që të habit është që policia greke nuk garanton sigurinë e aktivitetit dhe me këtë e ka motivuar mosdhënien e lejes.
Ngjela: Shqiptarët po tregohen të mefshët për ta flakur [Berishën] si një bastard.
Në një intervistë për Renato Kalemin në Revistën ‘Klan’, Spartak Ngjela shpjegon arsyet se pse vendosi të botojë një vëllim të dytë të librit të tij “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë Shqiptare”, një libër që vjen dhe si një çlirim për atë periudhë të vështirë të jetës së tij, si dhe flet për aktualitetin shqiptar.
Nëse PS dhe koalicioni marrin 68 mandate, PD dhe koalicioni 68, dhe pjesën tjetër e ka LSI, me kë do të bëhet Ilir Meta?
Çështja e koalicioneve, edhe pse zgjedhjet duan ca që të vijnë, është tepër e rëndësishme. Në varësi të qenies ose jo në një koalicion, një parti mund të marrë 2 ose 8 deputetë me të njëjtin numër votash. Dhe në këtë temë pyetja se me kë do hyjë në koalicion LSI është kryesorja.