Arkiv-Lajme
Titujt e gazetave të botës pas fitores së Obama-s
Pasi u mor vesh rezultati i zgjedhjeve në SHBA, e përditshmja New York Times kish dalë më titullin “Obama’s Night” (Nata fatlume e Obamas). Në Washington Post ish zgjedhur titulli “A second Term” (Një mandat i dytë). Në CNN: Victory for Obama (Fiton Obama). Në Fox News: Four More Years (Edhe katër vjet të tjera për Obama-n). Në the Guardian ish titulli “Barack Obama: The best is yet to come”, që me një frazë të huazuar nga rilindja jonë kombëtare, saktësisht Naim Frashëri, do të bënte (Barack Obama: Ditët e mira paskëtaj vinë). Corriere della Sera: Ancora Obama (Sërish Obama).
Fotografia e fitores
E kanё quajtur "fotoja e fitores". Dhe Twitter ka shpallur qё ёshtё fotoja mё e ritwitt-uar e historisё sё Twitter. Kёtё foto nё tё cilёn duket Obama duke pёrqafuar bashkёshorten e tij Michelle, e ka postuar vetё Obama nё momentin qё ka marrё lajmin e rizgjedhjes sё tij nё Shtёpinё e Bardhё. "Michelle, tё dua" - ishin ndёr fjalёt e fundit tё fjalimit tё fitores sё Obamёs. a.n.
Amerikё mё tё mirё pёr tё varfёrit dhe rininё, tё hapur pёr ёndrrat e emigrantёve - thotё Obama
"Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve, një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit" - ёshtё njё nga fjalitё e fjalimit tё fitores tё presidentit tё rizgjedhur amerikan Obama.
Pas shpalljes së rezultateve paraprake Obama, së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat, mbajti një fjalim qё mediat e konsiderojnё "frymëzues" . Theksi te rinia dhe tё varfёrit ishte njёri nga mesazhet e qarta qё ashtu sic vetё Obama u shpreh "do të përfundoj atë, që kam nisur".
Obama rizgjidhet
Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney. Obama falenderoi përkrahësit e tij që brohorisnin në fjalimin e tij në orët e para të mëngjesit në Çikago, duke u thënë se “detyra e për ta bërë bashkimin tonë edhe më të përkryer vazhdon”. Ai tha se “ne jemi në familje amerikane dhe ne biem dhe ngrihemi së bashku si një vend dhe si një popull”.
"Alo, jam Presidenti...”
Është një Amerikë e ndarë më dysh më shumë se kurrë. Dhe ka nisur të përhapet ankthi se do përsëritet situata e votimeve të vitit 2000 mes George W.Bush dhe Al Gore. Sytë janë ngulur në Florida dhe Ohajo: janë dy shtetet të cilët kanë numrin më të madh të elektorëve në Kolegj (29 e 18).
Një foto-arkiv ose një premtim i pambajtur i Nishanit
Në këtë foto është Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani (sot President i Republikës) dhe kryetari i Institutit te ish-te Perndjekurve Simon Miraka. Janë fotografuar pas një takimi mes Nishanit dhe ish- të përndjekurve, ku Nishani ka deklaruar, sipas agjensisë LSA se “në vitin 2011 do të jenë gati të gjitha procedurat që të perndjekurit të përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit”...
Gjyshja Sarah lutet nga Kenia për nipin Barack
Pak orë nga mbyllja e kutive të votimit në SHBA, gjyshja Sarah Obama nga Kenya lutet për fitoren e nipit Obama, - shkruan agjensia italiane e lajmeve ANSA.
"Lutem për të, Zoti i ardhtë në ndihmë” - ka thënë zonja e moshuar që jeton në fshatin e vogël Kogelo, në një konferencë shtypi të improvizuar në oborr me gazetarët që e prisnin përpara shtëpisë. “Është një garë kokë më kokë. E vetmja gjë që mund të bëj është të lutem. Nëse është e shkruar, Zoti do ta ndihmojë” – ka thënë gjyshja Sarah në gjuhën e saj 'Luo'.
Drejtori i Ujësjellësit flet për “nxitje dashurie”. Dhe një letër në ResPublica: Po na faturohet edhe jashtëqitja!
Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi gjatë fjalës hapëse në “Konferencën vjetore të 12-të të Sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime” (në foto) - deklaroi sot se rëndësia e këtij takimi ka të bëjë me sensibilizimin për rëndësinë që duhet të ketë uji për njerëzimin, - shkruhet në agjensinë e lajmeve BalkanËeb.
E shef ti? Nuk na kish shkuar mendja që duhet vjelur...
“Nga 2007 e deri më sot jenë financuar rreth 9 mijë hektarë. Ky financim ka shërbyer si katalizator për të ndezur një ethe të ullirit, një pasion të madh për ullirin, që nuk ka ekzistuar kurrë në këto përmasa. Në qoftë se janë mbjellë me financime rreth 9 mijë hektarë, absolutisht, 3 - 4 herë më shumë janë mbjellë me iniciativën dhe pasionin qytetarëve shqiptarë, pasion dhe iniciativë që ka përfshirë të gjitha zonat e ullirit, jo vetëm në fshat, por edhe në qytete... Objektivi nuk është më 20 milionë rrënjë ulliri, por është 50 milionë rrënjë ulliri.
Disa pyetje tё Andrea Stefanit pёr Berishёn (që afërmendsh nuk do marrin pёrgjigje)
Tashmë është tepër vonë, sepse e keqja ndodhi. Lirak Bejko, njëri ndër ish të përndjekurit e grevës që dogji veten në shenjë proteste për indiferencën antihumane të pushtetit, nuk është më. Ai dha frymën e fundit duke luftuar me plagët e marra në përleshje me arrogancën e “malit që s’bëzan”, duke refuzuar të jetë “trashëgimtar i vuejtjes dhe i durimit” si jo pak shqiptarë kanë zgjedhur të jenë, për fat të keq.