Një foto-arkiv ose një premtim i pambajtur i Nishanit

Në këtë foto është Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani (sot President i Republikës) dhe kryetari i Institutit te ish-te Perndjekurve Simon Miraka. Janë fotografuar pas një takimi mes Nishanit dhe ish- të përndjekurve, ku Nishani ka deklaruar, sipas agjensisë LSA se “në vitin 2011 do të jenë gati të gjitha procedurat që të perndjekurit të përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit”...
Fotoja është bërë nga fotografi Idlir Abazi i agjensisë LSA në 04 Shtator 2010. Kanë kaluar dy vjet e dy muaj dhe ky premtim nuk është mbajtur. Lirak Bejko ndërkohë ka vdekur, dhe dy të përndjekur të tjerë të diktaturës i vunë gjithashtu flakën vetes gjatë një greve urie që zgjati mbi 30 ditë në Tiranë. (a.th)
Add new comment