Disa pyetje tё Andrea Stefanit pёr Berishёn (që afërmendsh nuk do marrin pёrgjigje)

Tashmë është tepër vonë, sepse e keqja ndodhi. Lirak Bejko, njëri ndër ish të përndjekurit e grevës që dogji veten në shenjë proteste për indiferencën antihumane të pushtetit, nuk është më. Ai dha frymën e fundit duke luftuar me plagët e marra në përleshje me arrogancën e “malit që s’bëzan”, duke refuzuar të jetë “trashëgimtar i vuejtjes dhe i durimit” si jo pak shqiptarë kanë zgjedhur të jenë, për fat të keq.
Megjithatë kjo tragjedi nuk do të kish ndodhur nëse Kryeministri do të kish bërë minimumin e detyrës së tij si qytetar. Që do të thotë, të dialogonte me këta martirë të diktaturës, por tash, edhe të “demokracisë”. Por nuk e bëri. Përse? Me kёto fjali e hap analizёne tij nё SHQIP-in e sotёm Andrea Stefani dhe pas kёsaj "Pёrse" rendit disa pyetje tё tjera pёr kryeministrin e Shqipёrisё:
"Besonte se nuk kishin të drejtë?! Ashtu qoftë! Por a nuk ka detyrë çdo njeri të ndërhyjë për të shpëtuar dikë që kërkon t’i japë fund jetës për shkak të një diçkaje si dëshpërimi që nuk është as i drejtë dhe as i padrejtë? A nuk duhet të ndërhyjë, t’i thotë një fjalë, ta tërheqë nga buzëhumnera? Qeveria t’i thoshte një fjalë të mirë – qahet sot nëna e Lirakut, ta gënjenin, po t’thoshin një fjalë të mirë që të dilte nga greva. Po edhe pse përgjegjës për faktin që Liraku kërkonte “me gjetë një kafshatë më të mirë” duke u endur, përditë, në lojë varrimtare mbi lëkurën e “malit që hesht”, Berisha nuk denjoi të thoshte qoftë edhe një fjalë shpëtimtare. Përkundrazi e akuzoi Lirakun dhe shokët e tij të mundimit, si bashkëkomplotistë me opozitën kundër Berishës. I akuzoi, pa asnjë kompleks, por me kurajë tipike bolshevike, pikërisht ai që ngrohej në oxhaqet e bllokmenëve në kohën kur Liraku luftonte me prangat e bllokmenëve? E akuzoi Lirakun ai që ka shumë më pak merita për këtë vend sesa i përndjekuri dhe martiri Lirak Bejko. Komunisti i fundit në pushtet ishte shndërruar në akuzator! E si mund të mos thellonte kjo orgji me maska që s’paska fund, kjo ripërmbysje klandestine e gjërave, ky revolucion i fshehtë bolshevik në barkun e demokracisë dëshpërimin e grevistëve të urisë, edhe të Lirakut?.."
Dhe është pikërisht ky dëshpërim, që i vuri shkrepësen jetës së tij, - thotё Stefani dhe konkludon: "Bëhet kështu krejt e qartë se, ndërsa në lojë ishte jeta e njerëzve, Kryeministri shqetësohej narcizisht vetëm për veten dhe pushtetin e tij. Një qëndrim i akullt dhe i kalkuluar, si i një makine" (a.th.)
Stefani i plotё:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245497
Comments
Ne romanin e dyte "Don
<p> Ne romanin e dyte "Don Kishoti i Mances" te Servantesit ka nje numur pasazhe ku si lajtmotiv eshte gjykimi i mprehte dhe plot fillozofi mbi te vertetat e jetes qe "sojliu" i Mances nuk te jepte aspak aspak pershtypjen se i shkare apo gjysmak i semure. Kur vertitej fjala rreth kalorsise aty kuptohej qe nuk kishte asnje derrase dhe jo ti kishte mangut. Askend nuk deshiroj te ofendoj duke e krahesuar me ate pjese te rrjedhur te fjalimeve te ashikut zjarrpashuar te Dulqinjes se Tobozes, por kur shoh se kritika e forte, logjike dhe plot argumenta ndaj rregjimit te sotem antipopullor dhe antikombetar, shoqerohet me disa "jashtqitje" mbi jeten, kulturen dhe punen e shqiptareve nen rregjimin e Enver Hoxhes. ndihem si Sizifi. Valle pse Sizifi nuk e merrte dhe ta flakte ate gur aq te mundimshem? Mire qe e dine se nuk mund te flaket 50 vite histori, te pakten mos hidh te pegera mbi te se vete do ta mbash mbi supet. Vleresimi i derisotem ndaj nje gjysem shekulli historie eshte komplet si gjykimi i Servantesit per kalorsine. </p>
I biri i komunistit Simon
<p>I biri i komunistit Simon Stefanit, grekut shqipfoles qe nxjerr keto fjale? Cfare hipokrizie!</p>
Add new comment