Bessent shpreson ende/Kina po përjashton nga ekonomia moderne të gjitha vendet e botës
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar se SHBA është në bisedime me Kinën për të shmangur një luftë tregtare që është aktualizuar me tarifat 100% ndaj Kinës pas vendimit të kësaj të fundit për të kushtëzuar në maksimum shtijen e metaleve të rralla dhe produkteve të tyre.
Ka patur komunikeme thelbësore gjatë fundjavës...Kjo është Kina kundër botës. Ata kanë drejtuar një bazuka drejt zinxhirit furnizues dhe bazës industriale të mbarë botës së lirë, dhe nuk do ta pranojmë. Nuk mundet që një grup burokratësh në Kinë të na tregojnë sesi ne dhe aleatët tanë të drejtojmë sistemin tonë të furnizimit. Mendoj se Kina është e hapur për diskutime mbi këtë çështje, nëse jo, ne kemi leva për të presuar
është shprehur ai në një intervistë për Fox News.
Lidhur me këtë temë dhe pasojat e mundshme të vetos tregtare kineze për materiale strategjike, ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë , Dean Ball, ka paralajmëruar me një postim në “X” se me mënyrën sesi Kina ka zhvilluar infrastrukturën përkatëse të asociuar me këto metale, praktikisht i jep asaj mundësinë të përjashtojë nga ekonomia moderne të gjitha vendet e tjera.
Comments
kesaj mor trim i thone ti
kesaj mor trim i thone ti besh hesapet pa hanxhiun (Hanxhiu eshte Kina).
E c'i plasi bytha Kines per kete perjashtim ne mendjen tuaj ... ajo i ka materialet strategjike e ja jep kujt te doje, akoma me endrra keta, tashme qe Kina dhe Rusia po ju japin mesime ne bisht te luges .. si puna e ujit.
Retorika e Trump nuk e leviz dot as Beijing as Mosken, se fundi i fundit tweets jane ... dhe i mer era si fershellimat.
Add new comment