Rusia paralajmëron për deportimin masiv të rusëve nga Letonia

Mes Letonisë dhe Rusisë është duke u fermentuar një krizë e re që duket se ka lidhje me tensionet politiko-ushtarake të mëhershme. Një vendim u autoriteteve letoneze për të vendosur 13 tetorin si datë të fundit për provimin e gjuhës letone, po interpretohet si mjet për deportimin e rusëve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka cilësuar atë si jonjerëzor dhe nazist.
Ne e dënojmë këtë si një akt barbar dhe jo njerëzor. Është e parakohshme megjithatë të flitet për kërcënimin e një deportimi në masë të rusëve. Ata mund të përdorin mekanizma të ndryshëm administrativë dhe ligjorë për t’u mbrojtur
ka thënë ajo.
Letonia është parë përherë si pika e një goditjeje eventuale të Rusisë që nga sulmi mbi Ukrainë.
Add new comment