Gjyshja Sarah lutet nga Kenia për nipin Barack

Postuar në 06 Nëntor, 2012 14:14

Pak orë nga mbyllja e kutive të votimit në SHBA, gjyshja Sarah Obama nga Kenya lutet për fitoren e nipit Obama,  - shkruan agjensia italiane e lajmeve ANSA.

"Lutem për të, Zoti i ardhtë në ndihmë”  - ka thënë zonja e moshuar që jeton në fshatin e vogël Kogelo, në një konferencë shtypi të improvizuar në oborr me gazetarët që e prisnin përpara shtëpisë. “Është një garë kokë më kokë. E vetmja gjë që mund të bëj është të lutem. Nëse është e shkruar, Zoti do ta ndihmojë” – ka thënë gjyshja Sarah në gjuhën e saj 'Luo'.

90 vjeç, Sarah Obama është gruaja e tretë e gjyshit të Barack-ut. Nuk ka lidhje gjaku me të, por në të shkuarën Obama vetë ka thënë disa herë që e konsideron si gjyshen e tij të vërtetë. Shtëpia e Sarah ndodhet rreth 60 milje larg liqenit Viktoria në Kongo dhe ruhet (për arsye sigurie – thotë ANSA) 24 orë në ditë me polici.

Fshati Kogelo ndërroi pamje 4 vite më parë kur Obama, i sapozgjedhur president, e vizitoi. U asfaltua rruga dhe tashmë ka ujë e drita 24 orë. (A.N.)

Comments

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Zoti e degjoi gjyshen e Obamas ne gjuhen &#39;Luo&#39; dhe kam frike se do kete degjuar dhe te parin tone ne gjuhen &#39;Shqipe&#39;...e pastaj do te merzitem me Te qe neve &#39;lutemi&#39; qe kur ish N.Hoti gjalle e s&#39;na ka degjuar...Mos duhet te nderrojme gjuhen ?!...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.