Arkiv-Lajme
Arvizu te Xhunga, "rikthimi te modelet e zakonshme", frazё drejtuar politikёs, jo medias
"U duk sikur nuk kaloi shumё kohё dhe u shfaqёn pёrsёri modelet qё jemi mёsuar tё shohim, u rikthyen modelet e zakonshme politike. Por ajo qё unё shpresoj tё bёhet celёsi i vizitёs sё saj ёshtё qё mesazhet qё ajo dha tё vazhdojnё tё kenё jehonё jo vetёm pёr disa cikle lajmesh, por nё javёt dhe muajt nё vijim.."
Kjo ёshtё pёrgjigja e Ambasadorit Arvizu nё bisedёn televizive me gazetaren Rudina Xhunga, marrё nga intervista nё anglisht. Pёrgjigja ёshtё dhёnё pёr pyetjen lidhur me jehonёn nё media dhe politikё tё vizitёs sё Klinton nё Tiranё.
Shinasi Rama flet pёr Berishёn dhe pёrmend njё klan kriminal qё e quan "Trusti i Gështenjave të Tropojës"
Shinasi Rama ka dhёnё njё intervistё nё shtypin e sotёm, ku bёn njё analizё pesimsite tё situatёn nё Shqipёri dhe ndёr tё tjera flet pёr historinё politike tё Sali Berishёs duke folur edhe pёr njё "klan tё fuqishёm kriminal" tashmё tё konsoliduar me bazё nё Tropojё (vetё Rama ёshtё nga kjo zonё.
Nga Zogu i Madh, te Stili Socialist - disa nga termat e presidencialeve amerikane
Votimi në mungesë - Vota e hedhur nga dikush që nuk ka mundësi të vizitojë një qendër zyrtare votimi. Fletëvotimet në mungesë përdoren nga qytetarët amerikanë që gjenden jashtë vendit gjatë zgjedhjeve. Por, edhe nga votuesit që janë larg qarkut të tyre zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, që kanë paaftësi fizike, ose që besimi fetar ua ndalon të shkojnë në qendër votimi.
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Lirak Bejkos
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik, i cili ndërroi jetën ditën e premte në një spital në Itali, pasi u vetëdogj në ditën e 19-të të grevës së urisë. Trupi i pajetë i 47-vjeçarit është nisur mbrëmë nga Italia dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit dhe më pas është transportuar në familjen e tij në Tiranë.
Pritet që nesër të zhvillohen homazhe në institutin e ish të përndjekurve politik në Tiranë. Kreu i këtij instituti, Simon Miraka, ka deklaruar se në homazhe, përveç presidentit, të mos jetë asnjë kryetar partie.
Garё 'rrotё mё rrotё', votimet e sotme nё SHBA mund tё kenё problemet e vitit 2000
Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara - kulmi i një fushatë që ka zgjatur më shumë se një vit. Nё tё gjithё agjensitё ndёrkombёtare tё lajmeve theksohet se do jetё njё duel "rrotё mё rrotё" deri nё votёn e fundit. Sondazhet e japin Obamёn nё njё avantazh tё lehtё mbi republikanin Romney. Nё Florida ka mundёsi barazimi. Nёse rezultati do jetё kaq i ngushtё sa pritet, mund tё ketё probleme tё ngjashme me ato tё vitit 2000.
Një historik i shkurtër i votës amerikane
Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.
Rusët shpresojnë të fitojë Obama
Në rast se Putini do të kishte të drejtë të votonte në zgjedhjet në SHBA më 6 nëntor 2012, atëherë Kremlini do të votonte për Obamën. Nëse fiton Obama, Rusia shpreson se do të arrijë një marrëveshje në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Kurse Romney tha se me të, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse sipas tij Rusia është "kundërshtari numër një gjeopolitik i Amerikës."
Një turp i padëgjuar më parë në Shqipëri
Kemi dëgjuar shumë e shumë turpe në Shqipëri. Por mbrëmë dëgjuam një turp që s’ishte dëgjuar deri më sot. Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka (nënkuptoni Berisha) ka pranuar që ceronia mortore për të vetëflijuarin Lirak Bejko të zhvillohet në godinën e institutit, por ka vënë një kusht: Në homazhe, përveç Presidentit të Republikës, të mos jetë asnjë kryetar partie!!!
Po rikthehen vizat?
Ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë këto dy ditë (të hënën e të martën) në Tiranë. Mediat raportojnë se janë mbledhur “mbi problematikën e zbatimit të së drejtës së qarkullimit të shtetasve të tyre pa viza në zonën Schengen të BE-së”. Për takimin po përdoret gjerësisht termi “ministeriali i Tiranës”. Veç ministrave, merr pjesë edhe Komisionerja e BE-së për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, Cecilia Malmström.
Arvizu ka rezerva për mbulimin nga shtypi i Tiranës të vizitës së Klinton?
Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga dhënë sot, ambasadori amerikan në Tiranë pyetet edhe për vizitën e Klintonit në Tiranë dhe jep një përgjigje që sipas përkthimit shqip që redaksia e Xhungës ka dërguar në media, duket disi e paqartë (origjinali anglisht ndoshta duhet konsultuar). Pyetje-përgjigja është kjo:
Zoti Ambasador a shikoni reflektim për mesazhet e zonjës Clinton në Tiranë pak ditë pas vizitës?