Një historik i shkurtër i votës amerikane

Postuar në 06 Nëntor, 2012 02:47

Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.
Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita. Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruara, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15 e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.
Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan Amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat. Kongresi amerikan miratoi Aktin  e të drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.
E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç. (VOA)
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.