Rusët shpresojnë të fitojë Obama

Në rast se Putini do të kishte të drejtë të votonte në zgjedhjet në SHBA më 6 nëntor 2012, atëherë Kremlini do të votonte për Obamën. Nëse fiton Obama, Rusia shpreson se do të arrijë një marrëveshje në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Kurse Romney tha se me të, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse sipas tij Rusia është "kundërshtari numër një gjeopolitik i Amerikës."
Vladimir Putin nuk është i njohur si dikush që lëvdon Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shpesh nga Moska dëgjohen kritika. Por në një intervistë televizive në shtator 2012 shefi Kremlinit zgjodhi fjalë miqësore, kur foli për kolegun e tij në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama: "Unë mendoj se ai është njeri i sinqertë dhe vërtetë dëshiron të ndryshojë shumë gjëra për të mirë". Sipas Putinit, Obama është një partner i cili do t'i "zgjidhë problemet me ndershmëri".
Ndryshe nga paraardhësi i tij George Bush, Obama iu eshte shmangur kritikave të mprehta ndaj Moskës. Rusia është partner, nuk është kundërshtar, - është mesazhi i Obamës. Ai hoqi dorë nga planet e administratës Bush për anëtarësimin e shpejtë në NATO të ish-republikave sovjetike të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, gjë që Moska e kritikonte. Nga ana tjetër Moska i lejoi Uashingtonit të përdorë territorin rus për të furnizuar trupat e NATO-s në Afganistan. A.N.
Më shumë:
http://www.dw.de/russia-rooting-for-obama-in-us-election/a-1...
Add new comment