Arkiv-Lajme

Uashington Post i rendit Obamas detyrat pas rizgjedhjes

Postuar në 08 Nëntor, 2012 02:28

“Uashington Post” shkruan se katër vjet më parë, Barack Obama u zgjodh president i SHBA-ve, në një kohë kur ekonomia e vendit po shkonte duke rënë. “Zgjedhja e tij për një manda të dytë vjen në një periudhë më të qetë, por ende me probleme. Ekonomia është duke u përmirësuar, por shumë më ngadalë se parashikimet e çdokujt”, shkruan gazeta. Pas festimeve të shpejta, presidenti duhet të koncentrohet në të ashtuquajturin “shkëmb fiskal”, për rritje të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve, që ta largojë vendin nga recesioni, shkruan kjo e përditshme.

Kenia, nëna e re pagëzon binjakët me emrat Obama dhe Romney

Postuar në 07 Nëntor, 2012 15:56

FOTO-LAJM: Gara e fortë për kreun e Shtëpisë së Bardhë e cila ka ngjallur kuriozitet në mbarë gjithë globin, ka patur  një vëmendje të vecantë edhe në vendlindjen e presidentit, Barack Obama.

BBC raporton se  Millicent Owuor, nëna e re nga Kenia, e cila lindi sot 2 binjakë, pikërisht në ditën kur Barack Obama u rizgjodh president i SHBA-ve, i ka pagëzuar fëmijët e saj me emrin e presidentit amerikan dhe të rivalit të tij republikan, Mitt Romney. 

E ka radhën Gjermania?

Postuar në 07 Nëntor, 2012 15:05

Këto dy vite krize të thellë ekonomike në mbarë Europën, kemi parë dhe dëgjuar se si Gjermania ka ngelur ndër të pakët oaz në mes të shkretëtirës. Por me sa duket jo për shumë kohë. Lajme të këqija vijnë nga statistikat e prodhimit industrial gjerman, të cilat flasin për një tkurrje në muajin shtator prej 1,8%. Gjatë të njëjtit muaj, bien në përmasë 3,3% edhe porositë industriale, duke nënkuptuar një përkeqësim të gjëndjes në një periudhë afatshkurtër.

Amerikanët e pasur përkrahën Romney-in, ndërsa ata më të varfër votuan për Obamën – shkruan NYT

Postuar në 07 Nëntor, 2012 15:00

Rizgjedhja e presidentit Barack Obama nuk ishte një shenjë që një komb i ndarë përfundimisht ishte bashkuar në ditën e zgjedhjeve, - por një shenjim i fortë i politikave ekonomike që theksojnë rritje të punësimit, reforma në shëndetësi, rritje të taksave dhe ulje të deficitit të balancuar, - shkruan në numrin e sotëm gazeta e përditshme nju jorkeze, “The New York Times”.

TEC- i Vlorës çon shtetin në Gjykatën e Arbitrazhit

Postuar në 07 Nëntor, 2012 13:55

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe shoqëria italiane që ndërtoi termocentralin e Vlorës do të përplasen në Gjykatën e Arbitrazhit për çështjen e TEC-it. Top Channel disponon shkresën zyrtare ku avokatura e shtetit mobilizohet për të mbrojtur KESH-in dhe qeverinë shqiptare në proçesin gjyqësor që do të mbahet në Paris. Kompania ndërtuese e termocentralit, i financuar përmes një kredie nga Banka Botërore, është italiania “Mare Inginiering Teknimont”.

Obama mbytet nga urimet, por ato ‘jo zyrtare’ bien më shumë në sy

Postuar në 07 Nëntor, 2012 10:59

Pas fitores, në drejtim të Obama-s kanë vërshuar urimet, ku ia vlen të veçosh ato jo zyrtare. Urimet e para janë lexuar në twitter. Regjizori Michael Moore, i njohur për qëndrimet e tij tepër liberale (liberale, në kuptimin amerikan), shkruante: “Momenti final i kësaj dite – ndërtesa ‘Empire Building’ u ndriçua në blu për nder të fitores së Obama-s”. Rapper-i amerikan Snoop Dogg shkuante: “Presidenti im është sërish një njeri me ngjyrë”. Këngëtarja Mariah Carey e ka thënë të vetën pasi ka dëgjuar fjalimin e Obama-s pas fitores: “Një fjalim i pabesueshëm!!!!

Dritëro Agolli, letër Arvizusë

Postuar në 07 Nëntor, 2012 10:32

Dritëro Agolli i ka nisur një letër ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, ku e uron për zgjedhjet në SHBA dhe shkruan që shpreson që zgjedhjet e atjeshme të jenë një shkollë frutdhënëse për politikën e ashpër shqiptare. Letra është shkruar me shkrim dore dhe është firmosur nga shkrimtari i njohur, - shkruhet në faqen online të së përditshmes DITA, e cila ka botuar edhe këtë foto të letrës në fjalë.

U numëruan 106 milionë vota në 6 orë. "Merrni shembull" - thotë Arvizu

Postuar në 07 Nëntor, 2012 09:40

“Shihni ju lutem se sa persona kanë votuar, më shumë se sa 106 milionë votues. 98 përqind e votave janë numëruar dhe për këtë u është dashur vetëm 5-6 orë dhe asnjë javë dhe as disa ditë; atyre u janë dashur vetëm disa orë. Qartazi ne kemi disa avantazhe teknologjike, por e rëndësishme është të ecet përpara me shpejtësi dhe mënyrë efikase sepse kur nuk e bën këtë, humbet besimin e njerëzve”.

Është deklaratë e ambasadorit amerikan Arvizu, menjëherë pas rikonfirmimit të Obamas si president i SHBA-ve.

SHBA: jo vetëm zgjedhje Presidenciale. 10 referendumet që mund të rishkruajnë historinë.

Postuar në 07 Nëntor, 2012 09:33

Amerika nuk zgjodhi vetëm Presidentin që do ta qeverisi katër vitet e ardhshme, por qytetarët e disa prej Shteteve të Federates votuan edhe mbi referendume lokale jo pak të rëndësishme.

Qytetarët e Kalifornisë u shprehën për heqjen e dënimit me vdekje dhe shëndrrimin e saj në burgim të përjetshëm. Do jenë 725 të burgosur të cilëve do iu shpëtohet jeta. Në Arkansas, Massachusetts, Montana, Colorado, Washington dhe Oregon u votua për legalizimin, ligjërimin dhe taksimin e përdorimit të marjuanës për qëllime mjekësore.

Një bisedë e Berishës me Mustafa Nanon, dy ditë para riardhjes në pushtet

Postuar në 07 Nëntor, 2012 06:45

Berisha e dinte që komunizmi do binte? Të paktën kjo është përshtypja që krijohet nëse kihet parasysh ajo që ai ka dashur të diktojë si profil publik i futur në skenë pas lëvizjeve studentore të dhjetorit. Por në fakt Berisha nuk e besonte kurrë që komunizmi do binte. E thotë ai vetë në një bisedë që e përditshmja DITA e ka nxjerrë nga pluhuri i arkivave dhe e ka botuar në numrin e sotëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme