Amerikanët e pasur përkrahën Romney-in, ndërsa ata më të varfër votuan për Obamën – shkruan NYT

Rizgjedhja e presidentit Barack Obama nuk ishte një shenjë që një komb i ndarë përfundimisht ishte bashkuar në ditën e zgjedhjeve, - por një shenjim i fortë i politikave ekonomike që theksojnë rritje të punësimit, reforma në shëndetësi, rritje të taksave dhe ulje të deficitit të balancuar, - shkruan në numrin e sotëm gazeta e përditshme nju jorkeze, “The New York Times”.
Sipas gazetës, fitorja e presidentit varej shumë nga shtete si Ohajo, ku votuesit dukej se miratonin argumentet e presidentit se qeveria ka një rol të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat dhe rritjen e ekonomisë. “Ata e kundërshtuan pozicionimin e Romney-t se Uashingtoni duhet të qëndrojë larg këtyre çështjeve, duke ia lënë në dorë tregut të lirë”, - shkruan NYT.
Zotëri Romney, si duket, kishte marrë një vendim fatal gjatë fushatës kur kërkonte miratimin e një linje të vështirë mbi emigracionin, që i shkaktoi atij një refuzim nga latinët. Duke e lavdëruar ligjin mizor të emigracionit të shtetit të Arizonës, Romney ia vështirësoi vetes punën në Floridë dhe në shumë shtete të tjera të rëndësishme, shkruan New York Times. Vetëm 1/3 e votuesve thoshin se emigrantët duhet të deportohen, ndërsa 2/3 e tyre përkrahnin disa rrugë apo mënyra ligjore për dhënien e nënshtetësisë. Qasja republikane, nëse nuk ndryshohet, do t’u kushtojë atyre shumë në të ardhmen, komenton gazeta.
“Por fitorja e Obamës nuk tregoi një komb të bashkuar. Amerikanët e pasur e përkrahën Romney-in, ndërsa ata më të varfër votuan për Obamën. Gjithashtu ka ende ndarje të qarta ndërmjet votuesve në bazë të gjinisë, moshës, racës dhe fesë. Shumica e afro-amerikanëve dhe hispanikëve e përkrahën Obamën. Të bardhët votuan për Romney-in; ai u votua edhe nga ata që thoshin se kundërshtonin martesat e homoseksualëve, ata që donin ta ndalonin abortin, apo ata që dëshironin largimin e emigrantëve nga vendi”, shkruan më tutje New York Times.
Një numër i madh i votuesve thoshin se presidenti George W.Bush duhej fajësuar për gjendjen e ekonomisë, në vend të Obamës. Ata që mendonin se tregtia e brendshme dhe papunësia ishin problemet më të mëdha të vendit, thanë se votuan për Obamën, ndërsa ata që ishin më të shqetësuar për taksat, votuan kryesisht për Romney-in, shkruan gazeta nju jorkeze. “Dukshëm, 60 për qind të votuesve thanë se taksat duhet të rriten, jo vetëm për të pasurit, por të gjithë qytetarët. Vetëm 35 për qind e votuesve thoshin se taksat nuk duhet të rriten aspak, dhe ai grup, shumica anonin nga Romney. Vetëm 1 në 10 votues thoshin se deficiti është çështja më e rëndësishme me të cilën po ballafaqohet vendi”, - shkruan ndër të tjera, e përditshmja New York Times.
Comments
Kjo tregon se Amerika eshte e
<p>Kjo tregon se Amerika eshte e varfer, prandaj duhet Obama ti beje te pasur :)</p>
Analize e sakte.
<p>Analize e sakte.</p>
Add new comment