E ka radhën Gjermania?

Postuar në 07 Nëntor, 2012 15:05

Këto dy vite krize të thellë ekonomike në mbarë Europën, kemi parë dhe dëgjuar se si Gjermania ka ngelur ndër të pakët oaz në mes të shkretëtirës. Por me sa duket jo për shumë kohë. Lajme të këqija vijnë nga statistikat e prodhimit industrial gjerman, të cilat flasin për një tkurrje në muajin shtator prej 1,8%. Gjatë të njëjtit muaj, bien në përmasë 3,3% edhe porositë industriale, duke nënkuptuar një përkeqësim të gjëndjes në një periudhë afatshkurtër.

Për të kuptuar më së miri këto shifra, mund të konsiderohen edhe fjalët e Mario Draghi-t, presidentit të Bankës Qëndrore Europiane, i cili u shpreh sot se “deri tani Gjermania ishte mjaft e izoluar nga disa vështirësi që u shfaqën në zonën euro. Por të dhënat e fundit, sugjerojnë që ato zhvillime negative po e prekin edhe këtë Shtet”.

Nëse Europa e bashkuar nuk gjen një rrugëdalje nga kriza ekonomike me shumë gjasa vala e krizës do prekë edhe Gjermaninë. A do jetë më vallë kancelarja Merkel e bindur që vetëm shtrëngimi i rripit dhe shkurtimet masive në buxhet do mund ta shpëtojnë eurozonën? E.X.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.