U numëruan 106 milionë vota në 6 orë. "Merrni shembull" - thotë Arvizu

Postuar në 07 Nëntor, 2012 09:40

“Shihni ju lutem se sa persona kanë votuar, më shumë se sa 106 milionë votues. 98 përqind e votave janë numëruar dhe për këtë u është dashur vetëm 5-6 orë dhe asnjë javë dhe as disa ditë; atyre u janë dashur vetëm disa orë. Qartazi ne kemi disa avantazhe teknologjike, por e rëndësishme është të ecet përpara me shpejtësi dhe mënyrë efikase sepse kur nuk e bën këtë, humbet besimin e njerëzve”.

Është deklaratë e ambasadorit amerikan Arvizu, menjëherë pas rikonfirmimit të Obamas si president i SHBA-ve.

Citohet Arvizu në televizionin TCH: “Mbi 100 milion amerikanë nuk kanë votuar për Barack Obamën, por që tani presidenti Obama nuk është vetëm presidenti i atyre që kanë votuar për të, ai është presidenti i cdo amerikani i gjithësecilit dhe cdo amerikan këmbëngul që Obama të bëjë një punë të mirë që të udhëheqë në mënyrë efikase, në mënyrë të drejtë ai është President i SHBA”. (A.N.)

Comments

Submitted by aba alba (not verified) on

Ky eshte ambasador i politikes amerikane ne rajon, i cili i krahason te gjithe te tjeret me ata meshkuj dhe ato femra me te cilet ai ka komunikim. Ky eshte nje biznesmen driteshkurter dhe topall.

Submitted by Anonim (not verified) on

zoti Ambasador numrimi akoma po vashdon ne amerik ka shum shtete qe nuk e kan mbyllur numrimin keshtuqe mos mburreni kaq shum edhe atje fituesi me sa duket paracaktohet .

Submitted by Dritan (not verified) on

Numerimi atje vazhdon sa per procedure, sepse keto votat e panumeruara, ne sistemin elektoral nuk kane asnje peshe (persa i takon presidentit). Presidenti dje u zgjodh ai qe mori Ohio (historikisht).

Pershendetje anonimo, leni informacionet e shtrembera.

Submitted by Arlind (not verified) on

C'fare shembulli o Arvizu? Ate qe ju jeni manipuluesit me te medhenj te Demokracise ne Bote sepse dergoni ''vezhgues'' ne cdo shtet kur behen votime por nuk i pranoni ata ne SHBA. Ate qe gjithmone ne votime keni ose demokrate ose republikane dhe nuk ka asnje pjese te trete. Ate qe ju pa piken e turpit arrestuat Kandidaten e Partise Liberale perpara kameramaneve dhe kurre nuk i jepni te drejte ne bisedime direkt asnje pjese te trete. Juve jeni te fundit t'i tregoni Botes ''shembull'' sepse duhet te korrigjoni ''demokracine'' tuaj.

Submitted by Dritan (not verified) on

Jam i sigurte qe te tilla probleme do shqyrtohen nga organet perkatese, jo si ne Albanistan ku gjithcka injorohet, right????????

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.