Obama mbytet nga urimet, por ato ‘jo zyrtare’ bien më shumë në sy

Postuar në 07 Nëntor, 2012 10:59

Pas fitores, në drejtim të Obama-s kanë vërshuar urimet, ku ia vlen të veçosh ato jo zyrtare. Urimet e para janë lexuar në twitter. Regjizori Michael Moore, i njohur për qëndrimet e tij tepër liberale (liberale, në kuptimin amerikan), shkruante: “Momenti final i kësaj dite – ndërtesa ‘Empire Building’ u ndriçua në blu për nder të fitores së Obama-s”. Rapper-i amerikan Snoop Dogg shkuante: “Presidenti im është sërish një njeri me ngjyrë”. Këngëtarja Mariah Carey e ka thënë të vetën pasi ka dëgjuar fjalimin e Obama-s pas fitores: “Një fjalim i pabesueshëm!!!! E ndoqa në një dhomë, ku kish plot të tjerë, të cilët ishin po aq të emocionuar sa unë. Faleminderit Amerikë që i dhe Obama-s edhe katër vjet të tjera.” Lady Gaga uronte senatoren Tammy Baldwin, që “është njeriu i parë gay që zgjidhet si anëtar i Senatit”. Skenaristja dhe regjizorja Shonda Rhimes ish magjepsur pas një fraze të Obama-s në fjalimin pas fitores mbi “zënkat e mosmarrëveshjset (arguments, në anglisht)” që janë “demonstrim dhe shenjë e lirisë”. Davis Cameron, kryeministri britanik, shkruante në twitter: “Urimet më të ngrohta për mikun tim, Barack Obama. Mezi po pres të punoj me të”. Rapper-i tjetër me ngjyrë, will.i.am, shkruante sot i frymëzuar nga rizgjedhja e Obama-s në postin e Presidentit: “Faleminderit mama që më rrite ashtu si më ke rritur …. nga geto-ja për të ardhur deri tek kjo skenë e vitit 2012”.  

Etj, etj.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.