Arkiv-Lajme
Gratë zgjedhin burrin e shekullit: E.Kadare zgjedh Lasgush Poradecin; R. Xhunga Enver Hoxhën
Revista Mapo, në përpjekje për të nxjerrë burrin e shekullit, ka intervistuar 10 gra me veprimtari publike. Këto të fundit nuk kanë rënë në një mendje, dhe kanë dalë secila me nga një emër të ndryshëm. Duket e çuditshme, por fakti është që të gjitha kanë shije të ndryshme nga sho-shoqja.
Ruçi për deklaratën e Arben Malajt se “kushtëzimi i integrimit me Fierin dëmton PS”: Të respektojë familjen e vet politike!
Në emisionin Debat në Vizion Plus Gramoz Ruçi i ka thënë gazetarit Alfred Peza se “Berisha po përpiqet ta marrë qarkun e Fierit sepse i duhet për zgjedhjet e vitit 2013”.
1 milion Euro për festën... që askush nuk e di se ç’do jetë e as ku do shkojnë ato!
Festimet po afrojnë dhe 1 milionë eurot e dhëna për pregatitjen nuk dihet ku do shkojnë e as kush do “i gëzojë”. Shqetësimi ngrihet nga gazeta “Shqip” që sot i kushton një faqe të tërë me titullin: “Fshihen fituesit e tenderëve, bashkia: Surprizë!”
Zgjedhjet në Kinë dhe zgjedhjet në Amerikë
Kongresi i 18 i Partisë Komuniste Kineze është zhvilluar në një atmosferë të lartë sigurie e sekretësie (mediat raportojnë që edhe taksistëve u është dhënë urdhër të mbajnë xhamat e mbyllur që të mos u hedhin fletushka subversive në sediljet e pasagjerëve) dhe periudha para tij ka qneë plot ankth, padurim e kuriozitet siç e konsideron The Economist. Të mbledhur në Pallatin e Madh të Popullit 2270 delegatë do të marrin pjesë në atë që pritet si tranzicion i pushtetit brenda Partisë që udhëheq e vetme.
Tano Karidi dhe një batutë e doktorit
Mbyllet festivali i filmit shqiptar, i cili zhvillohet pas 6 vjetësh për shkak të prurjeve të pakta (para 90-s zhvillohej çdo dy vjet). Janë dhënë 15 çmime, nga të cilët filmi më i mirë u shpall “Lindje-Perëndim -Lindje”, i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili e mori kupën nga duart e Presidentit të nderit të Festivalit, Robert Ndrenika.
Ilaçi enigmatik që mund të kishte shpëtuar jetën e 11 vjeçarit, dhe n/drejtori i QSUT: “kërkojani Berishës”
Mediat e sotme janë përqendruar me titujt kryesorë kryesisht tek vdekja e djalit të vogël 11 vjeç gjatë operacionit nga një ekip mjekësh irlandezë. Pothuajse të gjtiha mediat sjellin një informacion të copëzuar se ka një pilulë e cila mund t’i kish shpëtuar jetën por që në QSUT nuk gjendej. Shqip ka tentuar të marrë informacion, por mjekët kanë frikë të flasin. Një mjek kërkon të thotë diçka në anonimat por dhe atij i vjne urdhëri nga linja e ministrisë dhe zëri matanë urdhëron “që kjo gjë nuk duhet të dalë”.
Votuesit e vakët të Obamës dhe... të Berishës
Një aparat u afrohet mureve të ambasadave sa herë ka takime, - thotë Ruçi. Dhe citon intervistën e Berishës me Mustafa Nanon në 2005
Është folur për zhurmuesit, për celularët...?
Edhe ky është një debat shterpë. Në një parti ka rregull dhe etikë. Kur fillon mbledhja duhen dorëzuar celularët te dera. Vetëm te ne ndodh që futesh në një mbledhje dhe kur nis diskutim dhe të gjithë merrem me celularët. Saliu le të thotë se si zhvillohet mbledhja e qeverisë. Asnjë celular nuk punon në mbledhje dhe është krejt normale. Berisha pati merakun se nuk mori vesh çfarë tha Rama në atë mbledhje.
Ju thoni që është çështje përgjimesh?
I djathtë Berisha? Daut Gumeni e quan enverist dhe e përball me Familjen, Pronën, Atdheun dhe Zotin
E përditshmja DITA ka botuar në numrin e sotëm një forum me disa ish-pjesëtarë të Lëvizjes së Dhjetorit dhe ish-të përndjekur politikë, të cilëve u ka drejtuar pyetjen: A është e djathtë Partia Demokratike? Një prej të intervistuarve, Daut Gumeni e sheh PD-në e Berishës përballë 4 shtyllave të së djathtës dhe thotë:
Ka një Shqipëri që nuk e shihni - thotë Berisha në "bashkëbisedim me gazetarët"
Kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë (disa media e editojnë si bashkëbisedim me gazetarët) ku ka folur për çështje të ndryshme nga avazi i sulmeve ndaj opozitës te situata energjetike. Por këtë herë ra në sy se u kap edhe me mediat, televizionet dhe gazetat, duke thënë se Shqipëria është e zhvilluar dhe ajo që pasqyrojnë mediat nuk është Shqipëria e vërtetë.