Ruçi për deklaratën e Arben Malajt se “kushtëzimi i integrimit me Fierin dëmton PS”: Të respektojë familjen e vet politike!

Në emisionin Debat në Vizion Plus Gramoz Ruçi i ka thënë gazetarit Alfred Peza se “Berisha po përpiqet ta marrë qarkun e Fierit sepse i duhet për zgjedhjet e vitit 2013”.
I pyetur se çfarë lidhje ka Kryetari i Qarkut me zgjedhjet, Ruçi tha se se ka të bëjë me frymën. Me këtë frymë nuk mund të garantosh zgjedhjet e ndershme. “Njerëzit në Fier më takojnë e më thonë, ‘zotëri, votat i ke por do t’i ruash dot?’ Pra, ky është mentaliteti dhe psikologjia, jo se njerëzit janë frikacakë, por njerëzit janë të bindur tashmë për atë që kemi parë të gjithë në Tiranë dhe nbë gjithë Shqipërinë...”
Kreu i grupit parlamentar socialist ka kritikuar edhe qendrimin e Arben Malajt, sipas të cilit kushtëzimi i integrimit me Fierin dëmton PS.”
Ruçi shprehu pakënaqësi edhe ndaj qendrimit ët Arben Malajt i cili deklaroi se kushtëzimi i integrimit me Fierin dëmton PS. “unë e respektoj mendimin që dha edhe në mbledhen e grupit... por kaq respekt duhet të ketë Ben Malaj dhe çdo emër përveçëm në mblehdjet e grupit për vendimet kolegjiale, sepse në fund të fundit familjen politike ashtu si familjen biologjike e mban morali...” tha Ruçi. ne.su.
Add new comment