I djathtë Berisha? Daut Gumeni e quan enverist dhe e përball me Familjen, Pronën, Atdheun dhe Zotin

Postuar në 09 Nëntor, 2012 15:45

E përditshmja DITA ka botuar në numrin e sotëm një forum me disa ish-pjesëtarë të Lëvizjes së Dhjetorit dhe ish-të përndjekur politikë, të cilëve u ka drejtuar pyetjen: A është e djathtë Partia Demokratike? Një prej të intervistuarve, Daut Gumeni e sheh PD-në e Berishës përballë 4 shtyllave të së djathtës dhe thotë:

“...Tradicionalisht e Djathta ka katër tipare të qarta dalluese: Familjen, Pronën, Atdheun dhe Besimin tek Zoti. Lidershipi enverist i PD-së shqiptare në këto 22 vjet tranzicion nuk ka lënë kundërshtar, jashtë e brenda gardhit të vet, pa iu futur nën jorgan e pa e përgojuar me libër shtëpie, duke nëpërkëmbur hapur një kolonë themelore të të Djathtës, Familjen si njësi bazë të shoqërisë. Pronën, kolonën tjetër, PD-ja ua ka mohuar pronarëve të ligjshëm, duke i quajtur “ish-pronarë” dhe ua ka ndarë me biografi... Atdheun dhe interesat kombëtare, PD-ja i llogarit vetëm si monedhë shkëmbimi për të blerë me to zgjatjen e jetës së pushtetit (këto Gumeni rendit kontrbandën e naftës për Milosheviçin dhe shitjen e fshehtë të shelfit tonë detar).. Për të mos folur pastaj për besimin tek Zoti, që lidershipi enverist i PD-së e përdor në vend të parullave të dikurshme të propagandës së diktaturës. Si ata që u vunë kazmën kishave dhe xhamive, edhe ata që vendosin gurin e parë në themelet e xhamive dhe të kishave, nuk besojnë tek Zoti, por tek kulti primitiv i “komandantit”. Dhe tek ne nuk është aq e vështirë të shikohet që janë po të njëjtët njerëz”. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.