Ministri Pollo shkëmben eksperiencë mbi "qeverisjen përmes internetit". Në Azerbajxhan

Postuar në 09 Nëntor, 2012 14:36

Genc Pollo ka marrë pjesë në një forum ku mësohet si të qeverisësh nëpërmjet internetit, - mësohet nga një njoftim që Ministria për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit ka dërguar në adresat email të redaksive të medias. Dhe eksperiencat i ka shkëmbyer në ...Baku të Azerbajxhanit. “Qeverisje përmes Internetit për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor, ekonomik dhe social" ka qenë tema e forumit,  - thuhet në njoftimin e Ministrisë, ku ndër të tjera lexohet:

“I ftuar nga Ministri azerbajxhanas për Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Dr Ali. M Abassov, Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo ishte i pranishëm në këtë forum, që u mbajt në datat 6-9 nëntor 2012. Ministri Pollo, gjatë forumit, prezantoi kuadrin ligjor e rregullator që i jep mundësi sipërmarrjes me një konkurrencë të ndershme, theksimit të arsimimit me Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, që nga projekti TIK shkollat deri te përdorimi i TIK në mësimdhënie. Si dhe, shumë e rëndësishme, kalimi online i çdo shërbimi që ofron qeveria...”. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.