Arkiv-Lajme

Kënga Magjike fitohet nga Alban Skënderaj; por pati çmime për të gjithë

Postuar në 12 Nëntor, 2012 04:29

Në Shqipëri ka një festivalo-mani. Mbahen tre festivale të muzikës brenda vitit. Është ai tradicionali, i lidhur me televizionin publik shqiptar, është top-fest-i që transmetohet në Top-channel dhe është Kënga Magjike që transmetohet nga TV Klani. Këto ditë ishte hera e këtij të fundit, ku morën pjesë këngëtarë të njohur, si Alban Skënderaj, Aleksandër Gjoka, Pirro Çako, Juliana Pasha, Eliza Hoxha, Kejsi Tola, Vedat Ademi, Bojken Lako, Xhensila Myrtezai, etj (duhet thënë se këto festivale parapëlqehen nga këngëtarët, që i kanë si një mundësi e mire promocioni, dhe ndiqen nga publiku).

Shënim: Mbulim erratik i aktiviteteve të AK-së nga mediat vizive

Postuar në 12 Nëntor, 2012 03:31

Dje në faqen e internetit të gazetës TemA, lexova një lajm me titull “Militantë të PD-së grisin Flamurin Kombëtar në Shkodër. E quajnë flamur të Aleancës Kuqezi” Lajmi shoqërohej me një foto-provë (shih bashkëngjitur) dhe kishte këtë tekst: “Një ngjarje e shëmtuar ka shoqëruar sot veprimtarinë e Aleancës Kuqezi në Shkodër. Militantë të PD, të nxehur nga “pushtimi” i bastionit të PD-së nga Aleanca Kuqezi, kanë grisur disa flamurë kombëtarë të vendosur nga kjo parti në rrugët e Shkodrës. Një prej tyre duket qartë në këtë foto 50 metra larg zyrës së AK, në pedonalen kryesore.

Mediat shqiptare në krizë për paga.Vonesa pagash në mbi 75 për qind të gazetave të përditshme dhe televizioneve të vendit

Postuar në 12 Nëntor, 2012 03:28

Të gjithë presin nga gazetarët paanësi, përkushtim e profesionalizëm, dhe nuk ngurrojmë të ankohemi. Pa e ditur se "pas perdes" ka një realitet të trishtueshëm, ata keqtrajtohen e abuzohen mbi të gjitha me pagesat. Zyra e Shtypit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë për të denoncuar gjendjen.  

 

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë - Tiranë më 11.11.2012

"Qindarkë më qindarka", tre vjet më pas

Postuar në 12 Nëntor, 2012 03:23

"Në një mbledhje pasditen e sotme në prefekturën e Shkodrës me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile, kryeministri Berisha tha: "Javën që vjen qeveria do të mblidhet për të përcaktuar parimet mbi të cilat do të dëmshpërblehen qindarkë më qindarkë familjet e dëmtuara nga kjo situatë... U përgëzoj për punen e madhe që keni bërë, autoritetet, deputetët, zonjen Topalli, të gjithë qytetarët që e kanë përballuar këtë fatkeqësi me një dinjitet epik dhe kryetarët e Komunave të cilët e kanë patur më të vështirë se të gjithë të tjerët”, theksoi Berisha.

Jam e lodhur nga 20 vite në politikë - thotë Clinton. Obama ka 3 kandidatë për ta zëvendësuar

Postuar në 12 Nëntor, 2012 02:38

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet të japë dorëheqjen nga posti i saj - thotë Scott Stearns i VOA Neës dhe u hedh një vështrim kandidatëve të mundshëm që do të do të zëvendësojnë sekretaren Clinton.

Turqia vendi i parë që burgos gazetarët në mbarë botën

Postuar në 11 Nëntor, 2012 14:10

Zëri i Amerikës boton sot një artikull kushtuar lirisë së medias në Turqi. Paradoksi qendron tek fakti që për shumë njerëz në Perëndim, Turqia është një dritë e demokracisë në Lindjen e Mesme ndërsa një raport i ri nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se Turqia është vendi kryesor që burgos gazetarët në mbarë botën, me 76 gazetarë të burgosur aktualisht, mijëra çështje penale të ngritura kundër tyre dhe të tjera që qarkullojnë në gjykata. Gazetarë turq që mbulojnë tema të debatueshme thonë se përballen me presionin e vazhdueshëm të ndjekjes penale.

Europa mund të përdorë hobin e Lukashenkos për hokein për ta shtrënguar politikisht?

Postuar në 11 Nëntor, 2012 12:28

 N uk ka ndonjë gjë që do ta mërziste më shumë presidentin bjellorus të “çmendur” pas hokejit, Aleksandër Lukashenko, sesa sugjerimi që shtetit të tij t’i hiqet e drejta për të organizuar Kampionatin Botëror të Hokejit në akull pas dy vjetësh.  Radio Evropa e Lirë raporton se pasioni personal i Lukashenkos për lojën e ka bindur ish lojtarin e hokejit, tani ligjvënës evropian, Peter Shtiasnin e Sllovakisë, për nevojën e zhvendosjes së lojërave për hir të ndryshimeve politike në Bjellorusi. Pra, si një mjet presioni.           

Sabit Brokaj përjashton koalicionin me LSI, shpreh mundësinë e një aleance me AK, më shumë se me FRD

Postuar në 11 Nëntor, 2012 10:41

Në një intervistë për Shqiptarja.com Sabit Brokaj, ish Ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i “këshillit të të urtëve” në PS shprehet se “me qendrimin ndaj Vlorës, Berisha është dhe sadist, edhe zogist, edhe haxhiqamilist. Është një përzierje mes tyre. Nuk ka patur patriotë që të urrenin Vlorën dhe tradhtarë që të donin Vlorën.”

4 zonat e nxehta ku do të përcaktohet maxhoranca më 2013

Postuar në 11 Nëntor, 2012 09:37

Në një analizë për Shqip, Ylli Pata analizon 4 qarqet “e nxehta” siç i quan ai, ku arrihen numrat për qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2013. Ai përkufizon si zona stabël Beratin (PS:4 PD:3 LSI:1), Dibrën (PS:2 PD:4), Durrësin (PS:5 PD:7 LSI:1) Gjirokastrën (PS:3 PD:2), Kukësin (PS:1 PD:3), Lezhën (PS:3 PD:4), Shkodrën (PS:4 PD:7), Vlorën (PS:7 PD:5). Katër qarqet ku do të luhet loja e që në versionin amerikan mund të quhen si ‘swing regions’ janë Tirana, Fieri, Elbasani, dhe Korça.

Kryeministri importon beratas në Berat

Postuar në 11 Nëntor, 2012 07:46

Kryeministri solli me vete 22 autobusë dhe 68 vetura në Berat. Kryeministri në këtë vizitë nhuk u prit nga banorët e zonës por nga militantë të sjellë me autobusë nga fshatrat e tjera. Akuza është e Braçes, deputet i Beratit, i cili reagoi për vizitën e KM në fshatin Qereshnik të këtij qarku ku edhe përuroi rrugëne fshatit. Braçe akuzoi se ata që “patë në TV ishin të ardhur nga Kozara, Perondia, Lapardhaja, fshatra të tjerë të Beratit, madje edhe nga Skrapari...” Ai akuzoi edhe se zona po rrënohet, ulliri shqiptar po mbetet stok prej “hapjes së doganave” për ullirin që vjen nga Greqia.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme