Europa mund të përdorë hobin e Lukashenkos për hokein për ta shtrënguar politikisht?

Postuar në 11 Nëntor, 2012 12:28

 N uk ka ndonjë gjë që do ta mërziste më shumë presidentin bjellorus të “çmendur” pas hokejit, Aleksandër Lukashenko, sesa sugjerimi që shtetit të tij t’i hiqet e drejta për të organizuar Kampionatin Botëror të Hokejit në akull pas dy vjetësh.  Radio Evropa e Lirë raporton se pasioni personal i Lukashenkos për lojën e ka bindur ish lojtarin e hokejit, tani ligjvënës evropian, Peter Shtiasnin e Sllovakisë, për nevojën e zhvendosjes së lojërave për hir të ndryshimeve politike në Bjellorusi. Pra, si një mjet presioni.           

E di se ai është një tifoz i pasionuar pas hokejit, ai kënaqet me të. Ai luan hokej dy deri në tri herë në javë. Nëse prekni hobin apo pasionin e dikujt, ju mund të nxirrni rezultate të mira. Ai mund të reagojë dhe mund të hapet gradualisht. Kushti i parë është që të lirohen menjëherë të gjithë të burgosurit politikë”, thotë Shtiasni.
Ai është një nga nxitësit që qëndrojnë pas përpjekjeve për të shtyrë trupin qeverisës të hokejit që të ndryshojë vendin e kampionatit gjatë kongresit vjetor që mbahet në muajin maj në Helsniki.

Çfarë presioni do mund ta shtynte Kryeministrin tonë të bënte zgjedhje të lira e të ndershme? Ndoshta presioni i Federatës Ndërkombëtare të notit... k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.