Sabit Brokaj përjashton koalicionin me LSI, shpreh mundësinë e një aleance me AK, më shumë se me FRD

Postuar në 11 Nëntor, 2012 10:41

Në një intervistë për Shqiptarja.com Sabit Brokaj, ish Ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i “këshillit të të urtëve” në PS shprehet se “me qendrimin ndaj Vlorës, Berisha është dhe sadist, edhe zogist, edhe haxhiqamilist. Është një përzierje mes tyre. Nuk ka patur patriotë që të urrenin Vlorën dhe tradhtarë që të donin Vlorën.”

Në këtë intervistë për Jakin Marenën, Brokaj shprehet se “iku koha kur LSI mund të kryente lëvizjen e saj për të bërë të mundur një koalicion me PS. Natyrisht LSI nuk e ndërmori një vendim të tillë, nuk pati asnjë qendrim politik në funksion të kësaj ideje dhe të një pozicionimi ët tillë politik që të mundësonte alenacën me PS... Në princip, PS humbet shumë nga aleanca me LSI, humb armën themelore të propagandës së saj gjatë kësaj periudhe në opozitë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e keq-qeverisjes.” Brokaj thotë se hyrja në koalicion me LSI është humbje dhe në lidhje me interesat kombëtare, ku LSI ka qenë njësh me Berishën dhe dihet qendrimi i këtij të fundit. “LSI e ka mbyllur vetë derën, dhe pse Rama flet për dyer të hapura”

Brokaj sheh më të mundshme një aleancë me AK, “është një derë e hapur”, sesa me FRD me të cilën ka ndarje të forta programore. Ne.Su.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Nese PS ben aleance me &quot;ate qe punon per integrimin e vendit&quot;, atehere ajo nuk eshte me opozite( nese ka qene ndonjehere e tille) dhe shqiptaret e shumte te pakenaqur duhet te votojne per parti te tjera nese duan ndryshim real ne kete vend.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.