Jam e lodhur nga 20 vite në politikë - thotë Clinton. Obama ka 3 kandidatë për ta zëvendësuar

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet të japë dorëheqjen nga posti i saj - thotë Scott Stearns i VOA Neës dhe u hedh një vështrim kandidatëve të mundshëm që do të do të zëvendësojnë sekretaren Clinton.
Shkruan VOA: Sekretarja Clinton e njoftoi vendimin e saj për t’u larguar, në fillim të këtij viti, duke i thënë punonjësve në Departamentin e Shtetit se ajo ka nevojë për pushim.“Unë do të qëndroj deri sa presidenti të emërojë dikë tjetër dhe deri sa të mbarojë kalimi i kompetencave te personi i ardhshëm, por pas 20 vjetësh pune në nivele të larta të politikës amerikane dhe të gjitha sfidave që shoqërohen me këto angazhime, kam arritur të kuptoj se jam e lodhur”.
Këto ditë pas rizgjedhjes së Obamas, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha se plani për dorëheqjen ende qëndron. “Ju keni dëgjuar shumë herë sekretaren Clinton duke thënë se ajo ka në plan të qëndrojë në detyrë deri sa të mbarojë kalimi i detyrave te pasuesi i saj dhe pastaj ajo do të kthehet në jetën private dhe do të pushojë, do të merret me shkrime dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.
Kandidatët për zëvendësimin e Clinton janë senatori nga shteti Masaçusets John Kerry, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Tom Donilon.
Nuk ka asnjë afat kohor për dorëheqjen e Sekretares Clinton. Por presidenti Obama mund të emërojë një kandidat për zëvendësimin e saj para përfundimit të vitit në mënyrë që pasuesi i sekretares Clinton të jetë i pranishën në ceremoninë e betimit të presidentit në janar të vitit të ardhshëm. (A.N.)
Foto: Clinton gjatë vizitës së fundit në Tiranë (LSA)
Comments
Po nuk gjetet ndonje foto
<p>Po nuk gjetet ndonje foto tjeter te nxirrni ne artikull, o Respublika. Pse i ndillni ters zonjes Klinton, tani qe ka nevoje per pak pushim? Boll eshte tersi yne. ky derzi.</p>
Shife si ben Sala Si skuth
<p>Shife si ben Sala Si skuth para Clintonit</p>
Add new comment