Dritëhijet e dorëheqjes së drejtorit të CIA-s, David Petraeus

Postuar në 11 Nëntor, 2012 06:48

Rrjeti i intrigave jashtëmartesore që çoi në dorëheqjen e drejtorit të CIA-s, David Petraeus, sa vjen e bëhet më kompleks orë pas ore këtë fundjavë.

Jo vetëm që u zbulua lidhja sekrete e 60-vjeçarit gjeneral me katër yje me Paula Broadwell, 40-vjeçaren që kishte shkruar një biografi të njeriut të admiruar, por mekanizmi për zbulimin e aferës doli të jetë Agjensia rivale e CIA-s, FBI-ja.

Lidhja e çiftit, të cilët janë dhe të martuar, doli në dritë kur FBI-ja nisi të hetojë një shkelje të dukshme të sigurisë së emaileve të zotit Petreas. Sipas një raporti të Associated Press, fillimisht FBI zbuloi kërcënimet që Broadwell i bënte një gruaje tjetër në lidhe me gjeneralin, dhe kjo e çoi FBI në zbulim të provave të tjera të marrëdhënieve të saj me drejtorin e CIA-s. Shkëmbimet e tyre me email përmbajnë mesazhe eksplicite seksuale, deri edhe nënkuptim për ca “manovra” të bëra nën tavolinën e Gjeneralit.

  "Pasi isha i martuar për më shumë se 37 vjet, tregova gjykim tejet të varfër duke u angazhuar në një aferë jashtëmartesore" është ndjesa që kërkon Petraeus duke dhënë dorëheqjen që Obama ia miratoi.

Koha kur ndodhi kjo është intriguese. Së pari, sepse asgjë nuk u shfaq publikisht deri pas zgjedhjeve presidenciale të së martës. Së dyti, zoti Petraeus ishte planifikuar të dëshmonte javën e ardhshme në Kapitol Hill në seancat mbi vdekjen e katër amerikanëve, duke përfshirë ambasadorin e SHBA-së dhe dy oficerëve të sigurisë së CIA-s, në Libi në shtator.CIA është sulmuar fort sepse i dha Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve të tjerë të administratës informacionin se sulmi Benghazi ishte rezultat i një proteste të filmit. Tani ka dalë qartëse CIA ishte në dijeni se sulmi nuk kishte lidhje me protestat e filmit që tronditi botën myslimane. Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.