"Qindarkë më qindarka", tre vjet më pas

"Në një mbledhje pasditen e sotme në prefekturën e Shkodrës me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile, kryeministri Berisha tha: "Javën që vjen qeveria do të mblidhet për të përcaktuar parimet mbi të cilat do të dëmshpërblehen qindarkë më qindarkë familjet e dëmtuara nga kjo situatë... U përgëzoj për punen e madhe që keni bërë, autoritetet, deputetët, zonjen Topalli, të gjithë qytetarët që e kanë përballuar këtë fatkeqësi me një dinjitet epik dhe kryetarët e Komunave të cilët e kanë patur më të vështirë se të gjithë të tjerët”, theksoi Berisha. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se sipërfaqja e përmbytur është ngushtuar me një mijë hektarë të tjerë në 24 orët e fundit"... etj
Pjesa më sipër është marrë nga një kronikë e BalkanWeb dhe News 24 e 17 janarit 2010 kur Shkodra dhe zona të tjera ishin nën ujë. Qeveria u akuzua se shkaktoi katastrofën me marifetet në lejimin e niveleve kritike në digat e HEC-eve për të maksimalizuar shitjet e energjisë e më pas u shtrengua të hapte portat duke ua lëshuar ujin banorëve. Akuzat u harruan, por u harruan ndoshta edhe premtimet për dëmshpërblim "qindarkë më qindarkë". Po vjen janari 2013. Kanë kaluar 3 vjet. A janë marrë ato para? Përgjigjen e jep një ekspert i bujqësisë, Andrea Muço në një shkrim botuar në Gazeta Shqiptare për situatën me digat dhe bujqësinë.
Shkruan Muço: Demet e shkaktuara nga permbytjet e 2010 ne Shkoder, ne forme te permbledhur, te dhenat jane si me poshte: Totali 39 Milion USD (kostot e demeve te ndertesave, shtepi banimi, 12 Milion USD - Kostot ne pronat private 18 Milion USD - Kostot e nderhyrjeve emergjente te qeverise 9 Milion USD) - Keto permbytje jane shtrire ne nje siperfaqe prej 12 000 ha, pra me nje kosto prej 3250 USD/ha. - Aktualisht perveç kostove te nderhyrjeve emergjente te qeverise (rreth 9 milion USD), te perballuara nga fondi i kontigjences te Keshillit te Ministrave, te gjithe koston tjeter prej rreth 30 milion USD, Qeveria e ka hequr nga vetja e saj dhe ja ka kaluar si detyrim KESH-it, i cili nga ana e tij ka arritur te beje nje likujdim ne nje mase rreth 5 milion USD, ndersa pjesa tjeter prej 25 milion USD, ngelet detyrim per t’u shlyer ndaj fermereve dhe banoreve te zones". (a.th.)
Në foto: Banor i lagjes Livadhet në Shkoder, duke hyrë në shtëpi nga veranda pasi ka ecur me varke neper rruget e permbytura. (LSA Arkive)
BalkanWeb: http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/shkodra-pas-permbytje...
Gazeta Shqiptare: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=124015
Add new comment