Arkiv-Lajme

Më mirë vdekje sesa…transfuzion gjaku

Postuar në 13 Nëntor, 2012 16:54

Ai quhet D.B., është një besimtar i bindur i “Dëshimtarëve të Jehovait”, dhe preferoi të vdiste sesa ti bënin një trasfuzion gjaku, akt i ndaluar nga feja e tij. Por për fat të mirë mjekët nuk ishin në një mendje dhe vendosën ta shpëtonin edhe kundër vullnetit të pacientit.

Dakord, por s’jemi dakord – i përgjigjet PD ftesës së PS-së

Postuar në 13 Nëntor, 2012 16:20

“Partia Demokratike është e gatshme të ulet në çdo tryezë, të diskutojë me PS çdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë për tekstet e këtyre ligjeve që prej 2 muajsh presin të votohen në Parlament”.

Kjo ishte përgjigjia e selisë blu e ardhur menjëherë pas apelit publik të kryetari Rama, për një tryezë me partitë parlamentare për të diskutuar mbi çështjen e Fierit. Por pavarësisht kësaj gadishmërie PD e mendon si më poshtë këtë punë:

Rama kërkon tryezë për Fierin: “Nëse Berisha e pranon, ta caktojë vetë orën dhe vendin”

Postuar në 13 Nëntor, 2012 13:59

Rama ka kërkuar sot një tryezë të partive parlamentare për të diskutuar Fierin. Në një njoftim për shtyp të Partisë Socialiste shkruhet:

A do ketë edhe votë patriotike në zgjedhjet e 2013-s?

Postuar në 13 Nëntor, 2012 12:33

Dosja përvëluese e detit me Greqinë ka një valencë të madhe politike, - shkruan Skënder Minxhozi në SHQIP-in e sotëm. Qysh sot ka një kuriozitet të madh për atë që konsiderohet si votë patriotike në zgjedhjet e ardhshme. Një komponent i ri në fushatën që po vjen, për sa kohë që perceptohet një qasje dhe një interes i ndryshëm i opinionit publik për temat e nxehta me rezonancë kombëtare. E ndër to, problemi i marrëveshjes detare me Greqinë zë një vend të privilegjuar.

68-68-4

Postuar në 13 Nëntor, 2012 10:41

Vizion Plus ka transmetuar në emisionin e lajmeve sonte intervista të analistëve Eduard Zaloshnja dhe Afrim Krasniqi rreth hartës së re elektorale. Sipas Vizion Plus-it, ata e shikojnë si zhvillim pozitiv rikonfigurimin e hartes elektorale, qe shton nje mandat në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, duke ia ulur qarkut te Beratit dhe Korçës.

Ç'hesape po bën LSI dhe të tjerët? - pyet Mustafa Nano që beson se Meta-Idrizi do krijojnë një pol

Postuar në 13 Nëntor, 2012 09:50

Në konventën e LSI-së, Ilir Meta foli për një bashkëpunim me partinë e çamëve. Ishte fjala për një bashkëpunim ad hoc, d.m.th. për çështjen çame, por “ledhatimi” i PDIU-së në konventën e LSI-së u interpretua si një përpjekje për të krijuar një pol të tretë në politikën shqiptare disa muaj para zgjedhjeve. Mustafa Nano në SHQIP-in e sotëm është marrë me mundësitë si do paraqiten LSI, PDIU, FRD dhe AK në zgjedhjet e ardhshme. A do ketë LSI një koalicion paraelektoral me PD-në, apo PS-në?

A "janë tërhequr" grekët?

Postuar në 13 Nëntor, 2012 07:12

Pas reagimeve të palës shqiptare lidhur me kërkimet greke në Jonin verior ka ardhur dhe përgjigja e parë e Greqisë. Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë - thotë televizioni Top Channel, i cili në raportimin e tij shton se ka monitoruar lëvizjet e anijes në sistemin e përcaktimit global GPS dhe e gjeti anijen pikërisht në zonën që njoftuan burimet.

A.Vasjari, kryeministrit: Statusi i vendit kandidat për në BE vlen më shumë se karrikja e kandidatit tuaj në Fier

Postuar në 13 Nëntor, 2012 05:06

Në shkrimin e tij të fundit, të publikuar si gjithnjë në të përditshmen Mapo, Arjan Vasjari i jep një ide kryeministrit me synimin që – këtë e thotë qysh në titull – “për statusin të mos vendoset në Fier”. Ai e sheh çështjen e Fierit si një gjë të koklavitur në pikëpamje politiko-juridike, por është i bindur se kryeministri, nëse e do statusin aq shumë, mund ta gjejë aty për aty një zgjidhje të situatës.

Vetëm në u bëfshin në 15 ditët që kanë mbetur...

Postuar në 13 Nëntor, 2012 04:24

E përditshmja DITA ka botuar sot një listë të premtimeve të qeverisë për 100 vjetorin dhënë nga vetë kreu i saj, Berisha përgjatë dy viteve të fundit nga 2010 në 2012. Mendohej se ishin vetëm Stadiumi i ri dhe Parlamenti i ri , por në fakt (të mbledhura bashkë) duken vërtet shumë. Në të gjithë deklarimet e kreut të qeverisë (të cituara me data dhe vende në DITA-n e sotme) bie në sy se ai ka vendosur si kufi të realizimit 28 nëntorin e këtij viti. "Vetëm në u bëfshin në 15 ditët që kanë mbetur - ironizon autori i artikullit, gazetari Erion Habilaj i DITA-s.

Vizat ose kujdes për romët, - thotë Martin Schulz dhe kërkon kontrolle në kufi dhe në agjensitë e udhëtimeve

Postuar në 13 Nëntor, 2012 04:03

Në BE po diskutohet aktualisht për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për Serbinë, Maqedoninë, Bosnie-Herzegovinën dhe Shqipërinë. Shkak është bërë rritja e fortë e numrit të kërkesave për azil.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme