68-68-4

Vizion Plus ka transmetuar në emisionin e lajmeve sonte intervista të analistëve Eduard Zaloshnja dhe Afrim Krasniqi rreth hartës së re elektorale. Sipas Vizion Plus-it, ata e shikojnë si zhvillim pozitiv rikonfigurimin e hartes elektorale, qe shton nje mandat në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, duke ia ulur qarkut te Beratit dhe Korçës.
Eduard Zaloshnja tha se nëse kjo shpërndarje e mandateve sipas qarqeve do të ishte në fuqi në vitin 2009, rezultati do të kishte qenë 68-68-4, përkatësisht për koalicionet e udhëhequr nga Rama, Berisha e Meta. Krasniqi dhe Zaloshnja mendojne se me kete konfigurim shtohen shanset për FRD dhe AK në Shqipërinë e Mesme, ndërsa në pikëpyetje sipas tyre mbetet pozicioni i LSI dhe PDIU, për shkak të koalicioneve që do te krijojnë. Sipas skemes se re zgjedhjet Tirana do te prodhojnë 33 deputete ndersa Durrësi 14. Korça humb 1 mandat dhe shkon në 11 të tillë e të njëjtin fat pëson edhe Berati që do të nxjerrë tashmë 7 përfaqësues nga 8 qe ka nxjerrë në zgjedhjet e vitit 2009.
Re.Pu.
Comments
Akoma me llogari elektorlae
<p>Akoma me llogari elektorlae ju??Nqs ka akoma popull te denje Shqiptar,Rama fiton thelle vitin tjeter.Geria vitin tjeter vendos nese eshte me Shqiperine apo me SRB-in.Nqs e voton perseri,perbaltet ne Histori njehere e pergjithmone.</p>
Mua me duket se keto
Mua me duket se keto ndryshime te reja te hartes elektorale mund te shihen si nje forme e "gerrymandering" - pra ajo e manipulimit te kufijve gjeografik per te krijuar avantazh politik kryesisht te parties ne pushtet... Me te gjitha gjasat Berisha nuk ka aq financa sa te hedhe per zona te tjera si Berati apo Korca por do ti hedhe ato ne menyre te perqendruar ne zonat ku besoj shpresoj te kete rezultat me pozitiv si Tirana dhe Durresi. Mos u çudisni aspak kur te mesojme se gjate gjithe ketyre 7-8 vjeteve struktura e zonave te tëra perreth Tiranes, Durresit te jete transformuar dhe te vazhdoje te transformohet forcerisht nga Berisha, Pone dhe tashme edhe me ndihmën e zv.ministrit te ri te Rendit te Bishes. Shpresoj qe opozita te kete zene mend dhe te jete ne gjendje te parashikoje dhe parandaloje cdo lloj manipulimi te Bishes.
Zgjedhjet me Berishen
<p>Zgjedhjet me Berishen kryeminister do te vidhen perseri. Sa here qe behet sondazhe ne internet 80 % e shqiptareve mendojne qe zgjedhjet do vidhen.</p>
Add new comment