A do ketë edhe votë patriotike në zgjedhjet e 2013-s?

Postuar në 13 Nëntor, 2012 12:33

Dosja përvëluese e detit me Greqinë ka një valencë të madhe politike, - shkruan Skënder Minxhozi në SHQIP-in e sotëm. Qysh sot ka një kuriozitet të madh për atë që konsiderohet si votë patriotike në zgjedhjet e ardhshme. Një komponent i ri në fushatën që po vjen, për sa kohë që perceptohet një qasje dhe një interes i ndryshëm i opinionit publik për temat e nxehta me rezonancë kombëtare. E ndër to, problemi i marrëveshjes detare me Greqinë zë një vend të privilegjuar. Forcat e reja politike, si Aleanca Kuqezi dhe FRD-ja, por formalisht edhe PDIU-ja, kanë ndërtuar një oponencë të dukshme ndaj linjës zyrtare, kryesisht për sa u përket marrëdhënieve me Athinën.

Shkruan Minxhozi: Është interesante të vihet re sesi ky panel konsensusi qytetar që ekziston rreth këtyre partive, për linjën e fortë nacionaliste, do të përkthehet në vota konkrete në verën e ardhshme. Përmasat e fenomenit, në një vend ku sondazhet janë tabu, janë objektivisht të vështira për t’u perceptuar. Gjithsesi ai mbetet në vetvete qysh tani, një nga risitë potenciale të votimeve të vitit 2013. Përbën një fatalitet të sojit të tij fakti që këtë 100-vjetor të Pavarësisë, ne përballemi me një rrezik potencial të prekjes së integritetit tonë territorial. Përtej folklorit nacionalist dhe frymës shovene, e cila, për hir të së vërtetës, vihet re kryesisht në politikën greke (sjellja e deputetëve të Agimit të Artë në varrezat ushtarake në Boboshticë ishte vetëm akti i fundit i forcës), problemi i marrëveshjes detare është një minë lundruese, e cila mund të helmojë marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite të tjera...”

Defekti i madh që ngre krye në këtë moment, është se përballë qëndrimit të qartë grek për të avancuar në logjikën e tij imponuese, gjendet një shtet totalisht i deligjitimuar, në këtë rast, ai shqiptar, firma e të cilit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e që nuk ushtron as transparencën minimale ndaj qytetarëve të vet, për këtë problem të përmasave kombëtare.

Minxhozi merret më pas edhe me dobësinë, pasivitetin dhe amullinë ku ndodhet Tirana zyrtare në këtë histori (për të mos thënë diçka më të rëndë – shton Minxhozi). “Kjo shënjon edhe pozitën inferiore që ka Shqipëria në këtë aferë tejet delikate dhe me pasoja potencialisht të rënda. Një pjesë e madhe e opinionit publik nuk i beson më qeverisë, sa i përket marrëveshjes detare me Greqinë. Dhe me plot të drejtë, pasi qeveria shqiptare ishte bashkësponsorizuese e një akordi që u provua se i falte në mënyrë abuzive palës greke mbi 300 kilometra katrorë hapësirë detare. Kjo është pozitë e mjerueshme, në një situatë kur kërkohet më shumë se kurrë qëndrim i vendosur dhe i drejtë. Dy cilësi që në Tiranë nuk i zotërojnë. Të paktën jo ata që qeverisin, - e mbyll ai. (A.N.)

Minxhozi i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/11/13/ku-po-e-ngulin-sond...

Comments

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

S Minxhozi duhet t'a dije se ne cdo shtet votohet per shtetas te vendit dhe jo nenshtetas te huaj. Pra cdo vote eshte per te miren e atdheut qe nenkupton patriotizem. Ne rast se Minxhozi indirekt e quan voten per AK te Spahiut ''patriotizem'', une do t'a quaja naiv me rastin e fjales sepse ne faqezinjte e Kreshnikut nuk vjen ere patriotizmi por ere anarkie dhe ''shume zhurme per asgje''.

Te mos harrojme se e shkuara dhe e ardhmja e Kreshnikut te shpie jo larg anarkise zhurmuese qe ka PD-ja me Saliun. Sikur t'a pyesesh Kreshnikun se kujt i perket nje Shqiperie qe te mos bashkohet me kombet e tjere nen flamurin Evropian (qe Jo-ja eshte patriotizem)  ai (Kreshniku) do te thote te kunderten, pra pro EU. Prandaj nuk ka nacionalizem ne asnje shtet qe eshte pro EU. Sharlatanizmi i thekur i faqezinjve filloi ne fushen e footboll-it dhe eshte sikur topi qe shqelmohet nga te gjithe lojtaret dhe shume shpejt Faqeziu ka per te bere autogol me llafollogjine e tij prej sharlatani.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Eridoro, ti thuash jo shkeljes me kembe te fqinjeve nuk do te thote te jesh kundra europes. Shqiptaret e irrituar me marveshjen e ujrave nuk po kerkojne ti marim toke greqise, por thjesh qe marveshja te kryhet ne baze te ligjeve nderkombetare dhe jo presioneve te greqise.

Ti duke perdorur fjalen "Faqezi" per ti bere qefin kryetari, kuptohet qe je injorant. Por te jesh injorant eshte fatkeqsi, jo krim. Te vesh interesat e disa plehrave ne krye te partise perpara interesave te vendit nga ana tjeter, eshte krim, krim ndaj vendit tend si dhe ndaj te pareve te tu te cilet kane dhene jeten ne menyre qe ti te kesh mundesi te shprehesh mendimin tend idiot ketu ne shqip, dhe jo ne greqisht, ose serbisht. Turp t'kesh!

Spahiu nuk perfaqso patriotet shqiptare. Ai thjesh me populizem dhe zgjuarsi po shfrytzo politikisht indiferencen e partive "te medha" kundrejt interesave te vendit. Vetem ju militantet trubosh partiak mund ta shikoni te arsyeshem te shesesh dhe te sulmosh vendin tuaj vetem ne menyre qe mos te jeni dakort me armikun e liderit tuaj shpirteror.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.