Vetëm në u bëfshin në 15 ditët që kanë mbetur...

Postuar në 13 Nëntor, 2012 04:24

E përditshmja DITA ka botuar sot një listë të premtimeve të qeverisë për 100 vjetorin dhënë nga vetë kreu i saj, Berisha përgjatë dy viteve të fundit nga 2010 në 2012. Mendohej se ishin vetëm Stadiumi i ri dhe Parlamenti i ri , por në fakt (të mbledhura bashkë) duken vërtet shumë. Në të gjithë deklarimet e kreut të qeverisë (të cituara me data dhe vende në DITA-n e sotme) bie në sy se ai ka vendosur si kufi të realizimit 28 nëntorin e këtij viti. "Vetëm në u bëfshin në 15 ditët që kanë mbetur - ironizon autori i artikullit, gazetari Erion Habilaj i DITA-s.

Më poshtë lista e premtimeve sipas të përditshmes në fjalë që e shoqëron artikullin me një karikaturë të Berishës në faqe të parë, ku kreu i ekzekutivit shfaqet me një hundë të zgjatur në formën e kutisë së votimit:
Ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar – Premtim i pambajtur
Parlament i ri te Piramida – Premtim i pambajtur
Monument i Azem Hajdarit te Parku “Rinia” – Premtim i pambajtur
Obelisku i të Përndjekurve në sheshin përpara Piramidës – Premtim i pambajtur
Muzeu i të Përndjekurve në Burgun e Spaçit – Premtim i pambajtur
Muzeu i Nënë Terezës – Premtim i pambajtur
Stadiumi i ri kombëtar – Premtim i pambajtur
Busti i Pjetër Arbnorit para piramidës – Premtim i pambajtur
Shakira, Rihana dhe Lejdi Gaga në Vlorë më 28 nëntor – Premtim i pambajtur (Ne.Su.)

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Ka kohe ! Mund te beje rrena te tjera, fringo te reja...</p>

Submitted by artur (not verified) on

<p>Nuk ka rendesi nese i ben apo ajo.Rendesi ka qe Berisha ne ben te enderrojme.Endrra eshte terapia me &nbsp;e mire kolektive e nje populli te ngecur ne mocalin e tranzicionit.Endrra eshte narkoza qe Doktori prej 20 vjetesh i jep pacientit te kapur nga Sindroma e Stokholmit.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>I ka ngjare Enver Hoxhes ky maskarai sepse Enveri thoshte se do ndertohen kaq fabrika e kaq uzina &nbsp;dhe &nbsp;sot nuk ka asnje!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.