Rama kërkon tryezë për Fierin: “Nëse Berisha e pranon, ta caktojë vetë orën dhe vendin”

Rama ka kërkuar sot një tryezë të partive parlamentare për të diskutuar Fierin. Në një njoftim për shtyp të Partisë Socialiste shkruhet:
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bën apel kryetarit të Partisë Demokratike, atij të LSI, si edhe kryetarëve të PDIU e të PR për një përpjekje të përbashkët për zgjidhjen e problemit të Fierit dhe hapjen e rrugës për votimin e Rregullores së re të Parlamentit si edhe dy ligjeve të përcaktuara nga Komisioni Europian si të nevojshme (edhe pse jo përcaktuese) në rrugën e marrjes së statusit. Edi Rama shpreh publikisht mendimin se një tryezë e partive parlamentare nesër është një mundësi për të zgjidhur problemin e rëndë të qarkut Fier duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Partisë Socialiste është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të adresuar këtë problem në një përpjekje vullnetmirë për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tre akteve që kërkojnë votën e opozitës. Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund dhe Edi Rama është i gatshëm për ta përmbushur detyrimin e opozitës duke e bërë deri në fund përpjekjen në emër të PS”.
Në njoftimin e PS thuhet se pavarësisht se një numër vendesh anëtare të BE shkojnë shumë përtej këtyre tre akteve në gjykimin e tyre për çka Shqipëria nuk ka përmbushur, opozita shqiptare nuk ngurron të eksplorojë çdo mundësi që së paku këto tre akte të miratohen.
“I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë ose jo idenë e një ballafaqimi të drejtpërdrejtë për këtë çështje, në një tryezë të partive parlamentare. E nëse e pranon edhe të caktojë orën dhe vendin e ballafaqimit” – mbyllet deklarata. A.N.
Comments
Qe Berisha s'eshte burre kete
<p>Qe Berisha s'eshte burre kete e dime tashme, po qe ka filluar ta dredhesi kurvat kete po e mesojme tani.</p>
Add new comment