Vizat ose kujdes për romët, - thotë Martin Schulz dhe kërkon kontrolle në kufi dhe në agjensitë e udhëtimeve

Postuar në 13 Nëntor, 2012 04:03

Në BE po diskutohet aktualisht për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për Serbinë, Maqedoninë, Bosnie-Herzegovinën dhe Shqipërinë. Shkak është bërë rritja e fortë e numrit të kërkesave për azil.

"Kjo masë do të ishte një goditje e rëndë në veçanti për të rinjtë e këtyre vendeve, të cilët e kanë mirëpritur heqjen e vizave si një hap drejt integrimit evropian. Veç kësaj do të ishte një ndëshkim i përgjithshëm që do të prekte edhe shumicën e qytetarëve të këtyre vendeve, që kanë respektuar regullat e liberalizimit të vizave, - komenton radio gjermane Deutsche ëelle, e cila ka intervistuar presidentin e Parlamentit të BE-së Martin Schulz për ta pyetur se cili është pozicioni i parlamentit në këtë cështje (në dhjetor mundësia e vendosjes së klauzolës për pezullimin e lirisë së qakullimit pa viza do të diskutohet në Parlamentin Evropian).
Thotë Schulz: Aktualisht Parlamenti i BE-së po diskuton në komisionin përgjegjës mekanizmin për pezullimin e regullit të lëvizjes pa viza dhe po zhvillon negociata përkatëse me Këshillin e Ministrave. Por nuk mund të flas para kohe për diskutimet që zhvillohen në këto instanca. Ajo që mund të them është se për Parlamentin e BE-së liria e vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimit në kuadër të integrimit evropian është një nga përparësitë më të prekshme dhe një nxitje e qartë për të çuar përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe rendit. Në të vërtetë ka ende shumë për të bërë për t'i dhënë fund abuzimeve. Ndër të tjera duhet të intensifikohen përpjekjet për zbulimin e "trafikantëve" si agjenci udhëtimi apo sipërmarrje transporti si dhe kontrollet nga autoritetet kufitare gjatë daljes nga vendi. Por akoma më shumë sukses premtojnë sipas mendimit tim fushatat e informimit dhe sensibilizimit në këto vende për të tërhequr vëmendjen për pasojat e shkeljes së rregullave. Dhe para së gjithash duhet të përmirësohet dukshëm mbështetja për pakicat, veçanërisht për komunitetet rome..." (A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E shifni ju qe mbroni romet? Ta gezoni pezullimin e vizave se shumica rome jane qe aplikojne per azil se puna per to eshte e ndaluar, keshtu qe duan te jetojne me taksat e europianeve! Fare e keqe!</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ti Anonim mundohu te jesh me pak racist se po te ishin bere reforma per integrimin e romeve ne legjislacionin dhe shtetin shqiptar nuk do te ishim ne kete situate tani.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Aktualisht çfare i ndalon romet te integrohen? Pa ma thuaj çik.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.