Dakord, por s’jemi dakord – i përgjigjet PD ftesës së PS-së

“Partia Demokratike është e gatshme të ulet në çdo tryezë, të diskutojë me PS çdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë për tekstet e këtyre ligjeve që prej 2 muajsh presin të votohen në Parlament”.
Kjo ishte përgjigjia e selisë blu e ardhur menjëherë pas apelit publik të kryetari Rama, për një tryezë me partitë parlamentare për të diskutuar mbi çështjen e Fierit. Por pavarësisht kësaj gadishmërie PD e mendon si më poshtë këtë punë:
“Apeli i Ramës ritheksoi sërish se PS kërkon bllokimin e statusit me kushtëzimin e votës për tre ligjet e BE me çështjen e Fierit. Në deklaratën e tij ai lidh përsëri votimin e ligjeve në Parlament me situatën e Fierit, gjëra këto, që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Për më keq, ai kërkon thirjen e tryezës politike të partive parlamentare për të zgjidhur problemin e qarkut te Fierit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të kësaj Gjykate. Me këtë kërkesë, Z. Rama, dëshmon edhe një herë vullnetin e tij të pandryshuar, për të bllokuar votimin e ketyre ligjeve dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë”. (a.th.)
Add new comment