A "janë tërhequr" grekët?

Pas reagimeve të palës shqiptare lidhur me kërkimet greke në Jonin verior ka ardhur dhe përgjigja e parë e Greqisë. Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë - thotë televizioni Top Channel, i cili në raportimin e tij shton se ka monitoruar lëvizjet e anijes në sistemin e përcaktimit global GPS dhe e gjeti anijen pikërisht në zonën që njoftuan burimet.
Raporton TCH: "Te pyetura prej Top Channel burimet thane se ndryshimi i planeve u be gjate mbremjes te se dieles, vetem pak ore pas perfundimit te ceremonise se pritjes qe i ishte bere anijes Nordic Explorer ne portin e Patras prej zyrtareve te larte te kesaj Ministrie. Greqia eshte terhequr per pak kohe nga plani i kerkimit te naftes, derisa te gjendet nje formule me palen shqiptare ose ne rastin me te mire,firmosjen e nje marreveshje te re midis dy vendeve per delimitimin e ujrave teritoriale. Por duke u nisur nga koha e kufizuar qe kjo kompani do te kete per kerkime, vetem 3 muaj, nje zgjidhje e tille duket shume e veshtire te behet, pasi dy vendet po zhvillojne ende bisedime vetem ne nivel shume te larte politik. Kerkimet per nafte ne detet greke pritet te konfirmojne pranine e me teper se 1 miliarde fuçi nafte, sasi qe do t'i lejoje Greqise te siguroje perfitime miliada eurosh gjate 20 viteve te ardhshme..."
E përditshmja Shqiptarja.Com thotë ndërkohë se ka zbuluar një dokument sipas saj top secret në të cilin thuhet se ish-kryeministrat Majko e Meta që në 1999 janë në dijeni se në detin Jon ka rreth 160 milionë ton naftë. Kurse e perditshmja DITA ka botuar foton e anijes norvegjeze Nordic Explorer te sapomberritur ne portin e Patras dhe citon burime të medias greke të thonë se kërkimet do zhvillohen pikërisht në Jon dhe në zonën rreth ishullit të Kretës. (A.N.)
Comments
Mendoj se eshte thjesht nje

Mendoj se eshte thjesht nje terheqje taktike, per ti lene pak frymmarje njeriut te tyre ne Tirane Z. Berisha, ne prag te zgjedhjeve qe po trokasin. Nese do te ngulmonin tani kjo do te sillte diskretitimin e Berishes ne sy te opinionit publik, dhe do tja ulte shanset per te riardhur ne pushtet, gje qe do te ishte nje goditje e rende per interesat e Athines ne Shqiperi. Me vjen keq ta them po Z. Kryeminister po e sillet njesoj si Esad Toptani me sherbimet qe po u ben interesave serbe dhe greke ne Shqiperi. Nuk e mendoja se do te guxonte nje politikan tjeter kaq hapur, ne shekullin e 21, te kopjonte filozofine Esadiste.

Pergjigje e gabuar...!!! Nese

Pergjigje e gabuar...!!!

Nese qenka kjo arsyeja qe do i prishi imazhin Berishes perpra zgjedhjeve, atehere paskemi folur kot deri me sot. Pra sipas jush cdo krim, vdo korrupsion, cdo shkaterrim ne emer te Berishes, nga Berisha, dhe te tjere nuk quhen, por u dashka nje kerkim nafte qe te zgjoje popullin?

Atehere qenkemi (e perforcuar si ide) popull kot!!!

Mendoj se eshte thjesht nje

Mendoj se eshte thjesht nje terheqje taktike nga ana e Greqise, per ti dhene pak frymmarje njeriut te tyre Z. Berisha. Nese do ngulmonin tani greket, mosreagimi i Qeverise tone do ta diskretitonte ne syte e opinionit publik shqiptar. Kjo do tja ulte shume shanset Z. Kryeminister ta mbante pushtetin dhe pas zgjedhjeve te 2013, gje qe do ishte nje goditje e madhe per interesat greke ne Shqiperi. Me vjen keq ta them po Berisha po ndjek mendimin politik te Esad Toptanit. Pra eshte vene ne sherbim te interesave te fqinjeve me qellim qe te forcoj pushtetin. Nuk e besoja te mundur qe Esadizmi te perseritej ne Shqiperi.

Add new comment