Arkiv-Lajme

Vizat ose kujdes për romët, - thotë Martin Schulz dhe kërkon kontrolle në kufi dhe në agjensitë e udhëtimeve

Postuar në 13 Nëntor, 2012 04:03

Në BE po diskutohet aktualisht për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për Serbinë, Maqedoninë, Bosnie-Herzegovinën dhe Shqipërinë. Shkak është bërë rritja e fortë e numrit të kërkesave për azil.

Vazhdojnë dorëheqjet në BBC

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:32

Në vazhdën e hetimeve për aferën e abuzimit seksual të një moderatori në BBC kanë dhënë dorëheqjen të hënën edhe dy funksionarë të lartë të BBC-së. Kryeredaktorja e lajmeve në BBC, Helen Boaden dhe zëvendësi i saj, Stephen Mitchell dorëzuan postet, raportuan BBC dhe Sky News të hënën. Që të dyve u është kërkuar dorëheqja për shkak të mospublikimit të informacioneve në rastin e moderatorit të njohur të ndarë nga jeta, Jimmy Savile, i cili sipas gjasave ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë. Emisioni "Newsnight" akuzohet se ka mbajtur në sirtar të dhëna të caktuara që implikonin Savile.

Për rusët Obama është "djalli që ata e njohin"

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:21

Sipas të gjitha llogarive Kremlini po shpresonte në fitoren e presidentit amerikan Barack Obama. Rivali i tij, ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney, pat deklaruar gjatë fushatës se Rusia është “armiku kryesor gjeopolitik” i Shteteve të Bashkuara. Për dallim nga Romney, Obama për Putinin duket më i njohur, më i parashikueshëm dhe më pak i dashuruar në atë që njihet si veçantia amerikane në botë.

Petrodollarët sauditë mund ta prishin harmoninë fetare në Kosovë - thotë drejtori i një qendre islamike

Postuar në 13 Nëntor, 2012 02:56

Irfan Al-Alawi është drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike. Në një publikim të fundit Al-Alawi ka theksuar rrezikun nga lëshimi i rrënjëve të ekstremistëve islamikë në Kosovë. Radio amerikane Europa e Lirë e pyeti atë nëse mund ta shpjegonte rrezikun që shihte. Dhe Al-Alawi përgjigjet:

Fashistet grekë tashmë në…Itali

Postuar në 12 Nëntor, 2012 15:46

Para pak ditësh partia greke “Agimi i Artë”, filonaziste, antisemite dhe rraciste, shpërndau sporet e veta edhe në Itali. Sipas “Huffington Post Italia”, seksioni i parë lindi në Trieste, nën drejtimin e një farë Alessandro Gardossi, 44 vjeçar, ish anëtar i neofashistëve autoktonë të “Forza Nuova”. Armiqtë e popullit dhe të partisë janë të zakonshmit: bankat dhe emigrantët. “Kriza lindi nga makutëria e bankave tregtare amerikane dhe qeveritë, të paguara nga bankierët, vendosën të varfërojnë qytetarët”, shkruan në faqen zyrtare të Facebook-ut “Agimi i Artë” italo-grek.

Në diskutim edhe 7 marsi?

Postuar në 12 Nëntor, 2012 13:51

Ditët e fundit pati në shtyp një polemikë mes studiuesve David Luka dhe Rami Memushaj rreth fillimeve të shkollës shqipe. Në thelb, Luka flet për shkollat shqipe në veri të vendit, dhe veçanërisht për shkollën e Kurbinit; ndërsa Memushaj përmend shkollat shqipe në zonën e Himarës. Në të dy rastet, bëhet fjalë për data që i paraprijnë me shekuj 7 marsit të vitit 1887, ose datës kur u hap e famshmja Mësonjëtore në Korçë.

Ardian Vehbiu lidhur me kwtw debat shkruan nw “Peizazhe tw Fjalws”:

Ndryshon shpërndarja e mandateve kuvendore sipas qarqeve

Postuar në 12 Nëntor, 2012 12:54

Nga të dhënat më të fundit të zyrave të gjendjes civile të dorzuara në KQZ, rezulton se numri i mandateve të qarqeve do të ndryshojë në krahasim me vitin 2009, raporton Vizion Plus-i. Kështu, qarqeve Tiranë e Durrës do t’u shtohen nga një mandat, dhe qarqeve Korçë e Berat do t’u pakësohen nga një mandat. Numri i mandateve të një qarku përcaktohet në përpjestim me popullsinë e regjistruar në zyrat e gjendjes civile së qarkut, pavarësisht nga mosha apo statusi i emigrimit të qytetarëve.

Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, më mirë se Shqipëria ekonomikisht - sipas CIA-s

Postuar në 12 Nëntor, 2012 11:31

Të dhënat e inteligjencës amerikane- CIA, tregojnë se për vitin 2011 Shqipëria ka pasur një rritje të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) prej vetëm 2 përqind, duke u renditur në vendin e 150-të në botë. Më mirë se Shqipëria ka qenë Kosova me një rritje prej 5 përqind të GDP-së, në vendin e 70-të në botë. Po ashtu më mirë se Shqipëria është edhe Maqedonia në vendin e 122-të dhe Mali i Zi në vendin e 135-të.

National Interest: Në Evropë po rikthehet nacionalizmi

Postuar në 12 Nëntor, 2012 11:12

Zgjedhjet parlamentare, të mbajtura së fundmi në Ukrainë, kanë konfirmuar një trend të vazhdueshëm në Evropë. Partitë e ekstremit të djathtë janë duke kaluar pragun e pranueshmërisë zgjedhore dhe duke u bërë figura kryesore politike, shkruan National Interest. Partia nacionaliste Svoboda, e cila e sheh veten në një linjë me ideologjitë e ekstremit të djathtë francez, Frontit Kombëtar, ka fituar 10 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 33 ulëse në legjislaturën e Ukrainës. Për dallim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Svoboda ka fituar më pak se 1 për qind të votave.

Shqipëria, ndër vendet që pritet të goditen rëndë nga varfëria vitin e ardhshëm - thotë Banka Botërore

Postuar në 12 Nëntor, 2012 07:23

Koordinatorët rajonalë për Ballkanin pranë Bankës Botërore thonë se borxhi në disa shtete të Ballkanit Perëndimor është shumë i lartë, aq sa i rrezikon seriozisht ato. "Mund të them se borxhi në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi është në nivele shumë të rrezikshme, veçanërisht ai në Shqipëri që arrin në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por gjithashtu vërehet një rritje e shpejtë në Serbi dhe Mal të Zi," thotë Jane Armitage, koordinatore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. "Kjo pasiguri e tejzgjatur në eurozonë tregon se ne po përballemi me recesionin e thellë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme