Petrodollarët sauditë mund ta prishin harmoninë fetare në Kosovë - thotë drejtori i një qendre islamike

Irfan Al-Alawi është drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike. Në një publikim të fundit Al-Alawi ka theksuar rrezikun nga lëshimi i rrënjëve të ekstremistëve islamikë në Kosovë. Radio amerikane Europa e Lirë e pyeti atë nëse mund ta shpjegonte rrezikun që shihte. Dhe Al-Alawi përgjigjet:
"Për disa vite kemi parë qeverinë saudite, ose jozyrtarët të kenë dërguar para në mënyrë indirekte në qeveri ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste salafiste për të promovuar ideologjinë ekstremiste, që është mjaft e rrezikshme për Ballkanin. Besoj se nëse myslimanët nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gradualisht ne do të kemi klerikë ekstremistë, që do të mbijnë në Kosovë, që do të fillojnë ta përdorin sheriatin islamik dhe të abuzojnë me të..."
REL: Ju keni thënë se myslimanët e Kosovës janë të njohur për respektin që kanë për njerëzit që besojnë në fe të tjera. Cilët janë faktorët potencialë, që mund ta prishin këtë tolerancë?
IRFAN AL-ALAWI: Nëse paratë, ose jotoleranca vehabiste saudite injorohet. Mendoj se ajo që do ndodhë është se myslimanët që respektojnë traditën e vjetër myslimane, lehtë mund të çorientohen dhe të rrëmbehen nga ky lloj islami, që nuk pranon krishterimin, hebraizmin, apo ndonjë religjion tjetër... Mendoj se qeveria duhet të jetë e kujdesshme. Myftinjtë, apo klerikët janë atje dhe duhet të jenë në dijeni për këtë, dhe edhe pse ndoshta nuk duan të flasin në këtë faze. Disa nga ta mund të frikësohen apo të ndikohen nga petrodollarët, që vijnë nga Arabia Saudite. Mendoj se është një çështje që nuk duhet të injorohet, duhet të vëzhgohet me shumë kujdes, para se të bëhet shumë vonë. Sepse, kur njëherë të fillojnë t’i derdhin paratë, arabët sauditë do të sjellin dijetarët e tyre, do të emërojnë imamët në xhami, siç ka qenë dhe është rregull e Arabisë Saudite. Nëse ndërtojnë ndonjë xhami, kudo, ata preferojnë t’i kenë imamët e vet, ose të paktën imamët që ndjekin shkollën e tyre të mendimit.
Intervista e plotë:
http://www.evropaelire.org/content/article/24764619.html
Add new comment