National Interest: Në Evropë po rikthehet nacionalizmi

Zgjedhjet parlamentare, të mbajtura së fundmi në Ukrainë, kanë konfirmuar një trend të vazhdueshëm në Evropë. Partitë e ekstremit të djathtë janë duke kaluar pragun e pranueshmërisë zgjedhore dhe duke u bërë figura kryesore politike, shkruan National Interest. Partia nacionaliste Svoboda, e cila e sheh veten në një linjë me ideologjitë e ekstremit të djathtë francez, Frontit Kombëtar, ka fituar 10 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 33 ulëse në legjislaturën e Ukrainës. Për dallim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Svoboda ka fituar më pak se 1 për qind të votave.
Sipas gazetës, lëvizjet si Svoboda e përshkruajnë ideologjinë e tyre udhëheqëse si “naciokraci”. Thirrja e Svoboda-s në zgjedhjet e fundit ka qenë: Autoritetet tona, prona jonë, dinjiteti ynë në Tokën tonë, të dhënë nga Zoti – ndjenja që rezonojnë edhe në vende të tjera evropiane.
Gazeta kujton këtu lëvizjen në Greqi - për kohë të gjatë e parë si organizatë anësore - e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë 14 për qind të votave. Në Hungari, Lëvizja për një Hungari më të Mirë, e cila në vitin 2006 la marrë 2 për qind të votave, tani është partia e tretë më e madhe e përfaqësuar në Parlament.
Në Francë, Marine Le Pen, e Frontit Kombëtar, ka siguruar 18 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke u renditur e treta pas Nicoals Sarkozy dhe Francois Hollande. Ky, sipas gazetës, është numri më i madh i votave që ka siguruar Fronti Kombëtar ndonjëherë.
Mediat perëndimore kanë tentuar të përqendrohen në ksenofobinë e këtyre partive – në shpërthimet e tyre kundër imigrantëve, pakicave kombëtare dhe hebrenjve. Ato kanë shpjeguar rritjen e papritur të tyre si “vota proteste” kundër qeverive ekzistuese, për shkak të dështimit të tyre në zgjidhjen e krizës ekonomike në Evropë. Por, vijon artikulli, ndikimi i tyre është më i tërthortë. Këto lëvizje nuk kanë gjasa të fitojnë pushtetin, por mund të zhvendosin drejtimin e diskursit politik, duke shpalosur ide, që dikur mund të jenë konsideruar si devijim, dhe duke i sjellë ato në sferën e polemikave legjitime. Çështjet si migracioni, asimilimi dhe nacionaliteti, dikur subjekte tabu në politikat e Evropës, janë bërë sërish subjekte debatesh, shkruan National Ineterst.
Dhe, disa parti të tjera në Evropë, të tilla se True Finns në Findlandë, Fidesz-i në Hungari dhe disa nga pjesët përbërëse të partisë së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, mund të përfitojnë shpesh duke paraqitur veten si “mbrojtës më pak ekstremë të interesave kombëtarë”, shkruan gazeta dhe e mbyll me: "Nacionalizmi i modës së vjetër mund të shënojë një rikthim dramatik për Evropën e angazhuar drejt integrimit të përbashkët" Re.Pu.
Comments
Dhe ku eshte e keqja ktu? Apo

Dhe ku eshte e keqja ktu? Apo nacionalizmi eshte i keq per çifutet?

Me te njejtin simbol e emer

Me te njejtin simbol e emer si ne Greqi,( Agimi i Arte), me 25 Tetor ne Trieste eshte themeluar partia Alba Dorata. Ne faqen online te saj cilesohet: ' Nese ndodhesh ketu do te thote qe kuptove se mbriti ora te ndryshoj gjendja e kombit tone dhe e Europes'.

Krizat, vrimat e demokracise, po ngrohin veze nacionaliste, neonazizte kudo neper Europe, por tani na duken si shaka e shuajme kurreshtjen me aktivitetet e tyre derisa te na kepusin ndonje te pickuar gjarperinjte qe te mos kete vaksine ne dynja per te na shpetuar nga 'terbimi'...

Dhe me vone,pavaresisht nga perpjekjet e bera per te rregulluar situaten, do te na marre kaq shume kohe, kosto e energji saqe do te shkoj shume shtrenjte, pasi nuk po e llogarisim mire,me duket...

Mos po na merr malli per drama e tragjedi ?!...

Add new comment